Do të mundohemi që sa më shpjetë ta fillojmë procesin e makanizmit për vërtetimin e privatizimit të ndërmarrjeve në fjalë thekson për RTP kryetari i komisionit për ankesa dhe parashtresë në Parlamenti Republikan zoti Sasha Dujoviq. Deputeti Riza Halimi shprehet se në këtë takim që është organizuar ishte më me rëndësi të marrin pjesë jo vetëm punëtorët e Elekrokontakitit pore dhe të Nërmarrjes së 7 Korrikit, sepse problemet janë të ngjashme

 

Preshevë, 2 shkurta/AIK-Presheva Jone

Punëtorët e ndërmarrjeve Elektrokontak dhe të 7 Korrikut kanë patur sot një takim në sallën e Kuvendit të Komunës së Preshevës me kryetarin e komisionit për ankesa dhe parashtresë në Parlamenti Republikan zotin Sasha Dujoviq me Deputetin Radoslav Mojsiloviq. Në këtë takim mori pjesë edhe Deputeti Riza Halimi. Pas ankesave të shumta të parashtruara në Parlament nga ana e Deputetit Riza Halimi u bë e mundur sot realizimi I këtij takimi ku përfaqësuesit e ndërmarrjeve të privatizuara në mënyrë jo të rregullt paten rastin t’i paraqesin ankesat dhe prashtresa këtij komisioni parlamentar kompetent. Do të mundohemi që sa më shpjetë ta fillojmë procesin e makanizmit për vërtetimin e privatizimit të ndërmarrjeve në fjalë thekson për RTP kryetari i komisionit për ankesa dhe parashtresë në Parlamenti Republikan zoti Sasha Dujoviq. Deputeti Riza Halimi shprehet se në këtë takim që është organizuar ishte më me rëndësi të marrin pjesë jo vetëm punëtorët e Elekrokontakitit pore dhe të Nërmarrjes së 7 Korrikit, sepse problemet janë të ngjashme. Në mes tjerash zoti Halimi potencon se punëtorët e këtyre dy firmave janë lënë rrugë gjatë privatizimit të tyre që me një fjalë mudn të thuhet se janë plaçkitur dhe për mes këtij instrumenti juridik të reflektohet në të gjitha strukturat shtetërore për rishqyrtim. Ndërkaq njëri nga punëtorët e Ndërmarjes Elektrokontak shprehet I revolutar për mos marrjen e pagave dhe se këreksat e tyre nuk po shqyrtohen fare. Përkitazi me këtë ky ishte edhe hapi më konkret për ti qëndruar më afër dhe për ti realizuar të drejtat legjitime të punëtorëve në mënyrë institucionale. Privatizim i ndërmarrjeve shoqërore në komunën e Preshevës deri më tani ka rezultuar i pa sukses pasi gjatë privatizimit janë bërë shumë manipulime ku një numër i madh punëtorësh shqiptarë për veç se janë larguar nga puna nuk kanë arritur ti marrin edhe pagat e tyre.

SHPËRNDAJE