Drejtori policisë:Më 21 janar do hapeshin burgjet dhe do goditej Berisha

(AIK – Presheva Jone)

 

Drejtori i Përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj tha sot se para demonstratës së 21 janarit, policia e shtetit ka marrë informacion për akte dhune.

“Në datën 17 janar pas marrjes informacion nga media për zhvillimin e një demonstrate, iu kërkua strukturave të policisë të identifikojnë personat që mund të ishin të prirur për akte dhune”, tha kreu i policisë, gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor Parlamentar për ngjarjet e 21 janarit.

Sipas Burgajt, policia mori informacion se persona me precedentë penalë do të grumbulloheshin. “Morëm informacion se kishte tendenca për akte dhune, për goditjen e kryeministrisë me sende të forta e shihe me lëndë djegëse, se në burgje po mobilizoheshin persona për të dalë nga qelitë dhe për tu bashkuar me turmën”, tha Burgaj.

Ai shtoi se ishte marrë informacion se qëllimi i disa shtetasve ishte goditja e kryeministrisë, pritja derisa kryeministri të mbaronte orarin zyrtar e të nisej për në banesën e tij, goditja e banesës private të kryeministrit dhe e selisë së LSI.

Kreu i policisë së shtetit, tha se menjëherë i njoftua Garda, burgjet dhe një sërë institucionesh tjera për të marrë masat e nevojshme.

Sipas kryepolicit, nga SHISH u kërkua informacion e bashkëpunim në datën 18 janar. SHISH ktheu përgjigje me datë 20 janar ku tha se nuk kishte informacion për dhunën por nëse do të ishte e nevojshme ishte gati të bashkëpunonte.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni