Dream:ON, aplikacioni “i përmirësimit të ëndrrave”

S’është e tepërt të themi që iPHone po revolucionarizon jetën tonë, sidomos me aplikacionet që hedh për përdoruesit, ku thuajse për çdo gjë ka një aplikacion të posaçëm, por aplikacioni i fundit që mund të shkarkohet nga iTunes “është i tepërt”.

Bëhet fjalë për “aplikacionin që ëmbëlson ëndrrat”, krijesë e profesorit Richard Wiseman nga universiteti i Herfordshire. Wiseman, i bërë i famshëm për studimin e dukurive paranormale, paraqiti punën e tij në Festivalin Ndërkombëtar të Shkencës në Edinburg të Skocisë.

Si funksionon? Aplikacioni i pagëzuar me emrin Dream:ON aktivizohet para fjetjes, dhe si fillim (ndonëse shumë ëndrra të tjera janë në krijim e sipër) mund të zgjedhësh katër ëndrrat, mes tyre një vrapim në pyll apo edhe një shëtitje në plazh, vendos telefonin pranë jastëkut e prit të të zërë gjumi.

Gjatë orëve që jemi në gjumë, kryesisht në fazën REM të tij, shihen pjesa më e madhe e ëndrrave. Nisja e ëndrrës aktivizon aplikacionin Dream:ON “që monitoron cilësinë e saj” dhe kur kjo cilësi nuk përputhet me “standardet e tij”, Dream:ON ndërhyn duke rikrijuar ëndrrën e zgjedhur para fjetjes. Një minutë pas përfundimit të ëndrrës, Dream:ON të zgjon dhe në mënyrë që të krijohet “realitet sa më i saktë i ëndrrës së parë”, kërkon një përshkrim të shkurtër të saj. Përshkrimi përfundon në një database online e quajtur Banka e Ëndrrave, e destinuar të shndërrohet në një “gjahtare ëndrrash gjigante”.

E meqë jemi në kohën e rrjeteve sociale, Dream:ON të lejon që ëndrrën tënde ta ndash me miqtë në Facebook dhe Twitter.

Për momentin aplikacioni është i vlefshëm vetëm për iPhone, por shumë shpejt pritet të jetë funksional për të gjithë telefonat Android.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni