Marrëveshja për përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal është arritur në Bruksel më 24 shkurt 2012 me ndërmjetësimin dhe garantimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka cdekalruar fillimisht kyrenegociatioraj ebisedime mes Kosovës dhe Serbisë dr.Edita Tahiri, njofton agjencia informative “Presheva jonë”

 

Prishtinë, 15 mars

 

Nga fjalimi i zv.kryeministres Tahiri në Kuvendin e Kosovës mbi marrëveshjen e bashkëpunimit rajonal

Pas “zdukjes” ca javëshe të shefes së negociatave të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë dr.Edita Tahiri sot është prezentuar në punimet e seancës së Kuvendit të Republikë së Kosovës. Zv.kyremisnistrja fillimisht ka pohuar para  deputeve dhe ndërkombëtareve se  “Kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe sepse hap mundësitë për përfaqësimin dhe anëtarësimin e shtetit të Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat rajonale që ekzitojnë tash dhe ato që do të krijohen në të ardhmen. Marrëveshja në fjalë përcakton qartë se Kosova përfaqësohet si shteti sovran dhe i pavarur, flet në emër të vet si dhe nënshkruan marrëveshjet rajonale…”

 

Po ashtu, sipas saj, kjo marrëveshje i jep fund UNMIK-ut në përfaqësimet për Kosovën, gjë që ndodh për herë të parë pas pavarësisë së Kosovës. “Me arritjen e kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Republikës së Kosovës ka forcuar sovranitetin ndërkombëtar të shtetit tonë, ka avancuar interesat nacionale, ka respektuar Rezolutën e Kuvendit dhe vijat e kuqe si dhe i ka siguruar vendit perspektivën e qartë evropiane dhe euro-atlantike.” ka nënvizuar dr.Edita Tahiri.

 

Në vazhdim zv.kyreministrja ka nënvizuar se “Kosova edhe me këtë rast dëshmoi se i kupton mirë dhe me seriozitet i përmbushë përgjegjësitë kushtetuese për integrime evropiane, përkatësisht standardet evropiane ku fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi e stabiliteti rajonal janë ndër kushtet kryesore për integrimin evropian. Si rezultat,  BE-ja mori vendimin për ta nisur procesin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Kosovën, pra BE njohu zyrtarisht Kosovën si shtet për anëtarësim potencial në BE.”

 

-Ashtu siç tha edhe Sekretarja amerikane Klinton, Kosova duke u përfaqësuar si shtet i barabartë në nisma rajonale ka forcuar pavarësinë e vet, ka afruar vendin me BE-në  si dhe ka rritur shtegun e njohjeve ndërkombëtare, ka pophuar në fundznk.Tahiri

SHPËRNDAJE