Sikur gjitha shtetet, vendet tjera botëre  të rrespektonin muslimanët dhe fetë tjera sikur rrespektohen nga shteti dhe populli zviceran,  sigurisht në botë nuk do të kishte kurrë luftëra e as zënka ndërfetare.  Prandaj Evropa dhe vendet tjera ne botë sidomos ato komuniste, ato vende të njohura raciste dhe diktatoriale të ndjekin rrugën e Zvicrës dhe të marrin atë si shembull si një shteti demokratik dhe i tolerancës dërfetare, jam i bindur se do t’i dalin shum më mirë..» ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë » prof.dr. Shefqet Krasniqi, imam i xhamisë së madhe në kryeqendrën e Repbulikës së Kosovës.


(Me kërkesë të lexuesve tanë po e ribotojmë këtë shkrim i cili ka pasur 25.748 klikime në faqen e agjencisë sonë)

Edhe pse ishin paralajmëruar nga organizatorët se do të marrin pjesë rreth një mijë mysafirë, por në sallën e Kongreseve në Biennnë ishin tubuar rreth 2000 mijë besimtarë muslimanë, tha për agjencinë informative « Presheva Jonë »  z.Abdel Azziz Qaasim Illiz. Mysafirë ku ishin pjesëmarrës jo vetëm nga Zvicra por edhe nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe vende tjera të BE-së, të ftuar nga Qendra islamike e Zvicrës (Conseil Central Islamique-CCIS). Në sy na kishte rënë  edhe një pjesëmarja masovike edhe e pjesëtareve nga radhët e shqiptarëve mbi 500 sish nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia si dhe Lugina e Preshevës. Këtë prezencë të madhe të shqipareve organizatorët e shpjeguan me prezencën e dr.Shefqet Krasniqit dhe Adem Ramadanit prania e të cilëve kishte nderuar këtë kongres islamik.

Pyetjes sonë se si i komenton disa shkrime në disa media e portale shqiptare rreth “mundësisë së ndalesës së imamit kosovar nga policia zvicerane”, cka nuk kishte ndodhur ashtu, imami i xhamisë së Madhe nga Prishtina këto shkrime për agjdencinë informative kombëtare « Presheva Jonë »  i ka konsideruar si propagandë si në kohën e komunizmit “jugosllav” kur njerzit nuk guxonin të flitnin as me  gruan e vetë as me vetveten, kur njerëzit frikësoheshin nga hija e vetë. “Unë edhe pse kam ditur se nuk do të kem problem me askë e aq më tepër me Zvicrën këtij vendi demokratik dhe shembull për tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare, më vjen mirë që autoritetet zvicerane nuk kanë rënë nën kurthën e as në nivelin e kësaj propagande komuniste.”

 

Sipas dr.Krasniqit “dje sa ishe në Prishtinë më kan marrur disa gazetare shqiptare nga Zvicra dhe për cudi atyre më shumë ju intresonte problemet, siq i quanin ata, me policinë zvicerane se sa për konferencën në fjalë..”

Në prezentimin e Dr.Shefqet Krasniqit si përfaqësues i shqiptarëve të besimit muslimanë në Evropë në ketë kongres ndërkombëtars islamik në Bienne të Zvicrës ai foli lidhur me ingrimin e muslimaneve ne Zvicër, inkaudrimin e muslimanëve në qarqet evropiane, cka edhe tema e kësaj konfrence ishte identiteti dhe modrenizimi. Z.Krasniqi po ashtu foli edhe për rolin e rinisë, sidmos femrës muslimane në shoqërinë bashkëkohore, sipas të cilit mesazhi i pengamerit tone Muhamedit (a.s) ka qenë gjithnjë dhe mbetet gjtihmonë “mëso dhe vetëm mëso…” Dmth, sipas tij “perspktiva e së ardhmes është në duart të rinjve, pra kjo rini ka nevojë ndihmë, të arsimohet dhe edukohet në frymën e drejtë dhe sa më larg drogës, alkoolit, prostitucioenit, peodfilisë, homoseksualitet, martesave brenda njëgjinore..etj. Dhe padyshim do të kemi një shoqëri më e shendoshë dhe ardhmëri më të sigurt”.

 

Në vazhdim dr.Krasniqi, duke folur përtolerancën ndërfetare Imam nga Prishtina para qindra pajesëmarrësve në konferencën islamike në Bienne tha se, shqiptarët ketë cështje nuk e kanë problem e as kompleks, duke përkujtuar të pranishmit se shqiptarët janë një popull pacifist dhe shembull i tolerancës fetare jo vetëm këtu në Zvcër por edhe në Ballkan dhe Evropë.

Në këtë samit të Qendrës Islamike në Zvicër (Islamischer Zentralrat Schweiz (IZRS)) debatetet dhe mbrëmja ishte mjaft e pasur si me fjalime ashtu edhe me kendime e recitime K’uranore nga Adem Ramadani dhe të tjerë. Adem Ramadani, këngatarë yne i njohur shqiptare nga Maqedonia i cili ishte pjesemarrës i kësaj konfereence ne Bienne te Zvcires gazetës sonë i deklaroi se konferenca ne fjale “ja kishte arritur qellimit te vete dhe me vjen mire per prezencen madhe te te rinjve.” Sikur dr.Krasniqi edhe prezentimi i Adem Ramadanit nga të pranishmit është pritur me duartrokitje të gjata.

Në këtë konfrencë me moton “Mënyra e pajtimit dhe identiteti islamik me epoken moderne”, në mesin e qindra pjesëmarrësve folën edhe tre ish-krishterë të konvertuar në muslimanë si: Yvone Ridley, Yusuif Estes dhe Nicolas Blancho (Abduillah) ku ky i fundit njëherit është edhe drejtor i Qendrës Islamike në zvicër (Islamic Central Council of Switzerland -ICCS) Diskutimet dhe tematika e tyre ishte e përqëndruar kyresisht për dialog të hapur, tolerancë dhe integrim sa më të mirë të muslimanëve në Zvicër dhe në botën moderne dhe të civilizimit bashkëkohor.

Në fund do shtuar se ardhja e imamit të xhamisë së madhe nga Prishtina, dr.Shefqet Krasniqi, si edhe e disa personaliteteve tjera nga vendet arabe, nga vende të ndryshme të botës ka ngjallur zërat e protestës. këtu është fjala për disa organizata katolike dhe ONG pro-krishtera dhe antiislamike që kanë shpallur mbajtjen e demonstratave në shenjë proteste, të cilat kaluan pa incidente nën kontrollo të forcave të mëdha policore.

SHPËRNDAJE