Këshilltarët më pas votuan me vota të fshehta kryetarin dr.Ramiz Latifin i cili mori 23 vota të vlefshme  nga 38 sa ishin,ndërkaq kundër ishin 15 .kryetari i Ri Ramiz Latifi, pas zgjedhjes së tij në  fjalën përshëndetëse falënderoi për votimin e tij dhe tha se do të jetë kryetar i të gjithëve dhe i popullatës së komunës së Preshevës, njofton agjenica informative “Presheva Jonë”

 


AVNI JUSUFI

Preshevë,6 qershor

Sot është mbajtur mbledhje solemne e Kuvendit Komunal të Preshevës me ç’rast është bërë konstituimi i organeve të komunës së Preshevës. Mbledhja e sotme filloi me tone të ashpra  nga pjesëtarët e opozitës të cilët kritikuan në fillim raportin e Komisionit Zgjedhor Komunal dhe më pas u paraqitën një sër divegjencash e kritikash dhe më pas ky raport u miratua me shumicë votash. Në vazhdim të mbledhjes u verifikuan mandatet e këshilltarëve të rinj komunal dhe pastaj,pasoi debati për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës i propozuar nga partitë e koalicionit qeverisës  ku kishin propozuar dr.Ramiz Latifin për kryetar. Këtë propozim e kundërshtuan si gjithmonë këshilltarët e opozitës  PVD-së dhe UDSH-së duke e shfaqur një lloj doze për punën që e pret kryetarin e Kuvendit komunal. Disa herë, përkitazi me këtë, reagoi kryetari aktual i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa,duke thënë se të kalohet në vota, njofton agjenica informative “Presheva Jonë”

 

Këshilltarët më pas votuan me vota të fshehta kryetarin dr.Ramiz Latifin i cili mori 23 vota të vlefshme  nga 38 sa ishin,ndërkaq kundër ishin 15 .kryetari i Ri Ramiz Latifi, pas zgjedhjes së tij në  fjalën përshëndetëse falënderoi për votimin e tij dhe tha se do të jetë kryetar i të gjithëve dhe i popullatës së komunës së Preshevës. Fill pas zgjedhjes së tij , pasoi edhe zgjedhja e dy zëvendëskryetarëve  Avni Nuhiut nga radhët e PDSH-së dhe Muhamet Mustafës së Bashkimit Demokratik të Luginës. Edhe në zgjedhjen e tyre opozita kundërshtoi duke thënë se do të paraqes ankesë në gjykatën serbe sepse zgjedhja e një zëvendëskryetari është e paligjshme. Në punën përmbyllëse të mbledhjes së sotme solemne u zgjedhosh edhe sekretari i kuvendit të komunës së Preshevës Naser Pajaziti i PDSH-së.

SHPËRNDAJE