Në një bised për Agjencinë “Presheva Jonë”, Kryetari i Kuvendit Komunal në Preshevë Dr.Ramiz Latifi duke folur për situatën në të cilën gjendet Lugina e Preshevës në tërësi, por edhe Presheva në vecanti në raport me Kosovën dhe bisedimet Prishtinë-Beograd tha ” Ne jemi të vetdijshëm se do të jetë e vështirë përfaqsimi jonë në ato bisedime, por ama jemi të vendosur që ti kërkojmë dhe ti shfrytzojmë dy opcionet e mundshme, në rast ndarje (ndërrim kufijsh) ta vëjmë në funksion platformën e vitit 2006 si dhe referendumin, por nëse mbeten kufinjët e paprekshëm atëherë të kërkojmë të gjitha ato të drejta të cilat pakicave serbe në Kosovë ia garanton paketa e Ahtisarit, në mënyrë që ato të drejta të shfrytëzohen edhe në Luginën e Preshevës”.

 

13 Shtator/ Presheva Jonë
Presheva Jonë: Kryetarë, si është gjendja e koalicionit, këshilltarë, si po ecin punët në Kuvend ?

Gjendja e koalicionit është sic nuk do të mund të ishte më mirë, punët po ecin shumë mirë me ritëm të duhur. Deri tani kemi pasur një pauzë të punë së Kuvendit e cila do të ndërpritet shpresojmë këto dy javë kur edhe po planifikojmë të mbajmë seancën e rradhës për të cilën jemi duke grumbulluar ende material që ti vëjmë në përdorim disa pika dhe projekte të cilat janë të paraparë që të realizohen. Megjithë ndasive partiake, këshilltarët besoj se janë të vetdijshëm për përgjegjësin që bartin mbi supe kur është fjala për qështje esenciale për mirëqenien e qytetarëve dhe besoj se edhe opozita në momente të rëndësishme për qytetarët nuk do ta kursej veten dhe do ta jap kontributin e saj.
Presheva Jonë: Doktor, me qe jëni edhe punonjës i Shtëpis së Shëndetit, mund të na njoftoni se si po ecin punët për maternitetin ?

Po un jam shumë mirë i njoftuar rreth punimeve në aneksin ku do të transferohet praksa e përgjithshme dhe në vendin ku ka qenë praksa e përgjithshme do të vendose stafi dhe mjetet operative për maternitet. Kjo punë mendoj se do të kryhet së shpejti pasi që punët vërtet po ecin mirë, do të jetë një punë shumë e mirë për qytetarët jo vetëm të Preshevës me rrethinë por edhe për komunën e Bujanocit shpresojmë pasi që është paraparë që në këtë qendër për lindje të kryhen deri të paktën 500 lindje . Mendoj se kemi vepruar mirë që po e bëjme këtë punë pasi që ka qenë një projekt pa alternativ nga ana e Serbisë MERRE ose LEJE, dhe mendoj se kemi bërë të duhurën.

 

Presheva Jonë: z.Latifi, si i vlerësoni zhvillimet e fundit në rajon pjesë e të cilave zhvillime është edhe Lugina e Preshevës, fjala është për bisedimet Prishtinë-Beograd që presin të fillohen së shpejti ?

Ne jemi të vetdijshëm se do të jetë e vështirë përfaqsimi jonë në ato bisedime, por ama jemi të vendosur që ti kërkojmë dhe ti shfrytzojmë dy opcionet e mundshme, në rast ndarje (ndërrim kufijsh) ta vëjmë në funksion platformën e vitit 2006 si dhe referendumin, por nëse mbeten kufinjët e paprekshëm atëherë të kërkojmë të gjitha ato të drejta të cilat pakicave serbe në Kosovë ia garanton paketa e Ahtisarit, në mënyrë që ato të drejta të shfrytëzohen edhe në Luginën e Preshevës./K.M

 

SHPËRNDAJE