DR.KRASNIQI: UNË ATË CKA E KAM THËNË E KAM THËNË PËR “NËNË TEREZEN” DHE NËSE DIKUSH MË KA KECKUPTUAR NGA KATOLIKËT UNË MUND T’JU KËRKOJ FALJE

Ka deklaruar për AIK “Presheva Jonë” prof.dr.Shefqet Krasniqit, imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Sipas hz.Krasniqi «shkrimet e disa gazetave dhe portale shqiptara rreth vizitës sime në Zvicër s’ janë gjë tjetër pos spekulime dhe pjesë e propagandës si në kohën e Serbisë të cilët ende nuk jane cliruar nga botëkuptimet koministe dhe nostalgjia jugosllave. Më vjen keq për këto media që nuk ja qëlluan dhe më vjen mirë që autoritet zvicerane nuk merren me thashe theme as nuk bien në kurthën dhe në nivelin e kësaj propagande komuniste..»

Gjenevë, 20 shkurt / AIK-Presheva Jonë

Imami nga Prishtina prof.dr. Shefqet Krasniqi ia arriti dje pas dite për pakë orë që t’i mbledhë rreth rreth 2000 persona, kryesisht të besimit muslimanë si dhe 40 gazetarë zviceranë, shqiptare dhe botëror në Pallatin e Kongreseve në Bien/Bile organizuar nga Qendra Islamike në Zvicër ( Islamischer Zentralrat Schweiz -IZRS). Për cudi aty nuk u panë disa gezetarët të cilëve drejtësia zvicerane, si duket ja kishte prishur planet, të cilat media, portale kishin pritur dhe paralajmëruar ndalimin apo arrestimin nga policia zvicerane të intelektualit të shquar, imamit të xhamisë së Madhe në Prishtinë dr.Shefqet Krasniqi për shkak disa deklaratave për Nënë Terezen.

Konferenca e djeshme kishte johonë te madhe në mediat e ndryshme zvicerane dhe të huaja. U dhanë inetrvista e repotazhe në televizionin shtetëror të Zvicrës dhe gazetat vendore. U dhanë pamje sidomos të presidentit të Qendrës Islamike në Zvicër (CCIS) z. Nicolas Blancho i cili në hyrje të Pallatit të kongresit në Biele përshëndeti dhe i zgjati dorën një grupi protestuesisht anti-islamistë. Duke folur për personalitetin e z.Krasniqi mediat zvicerane kanë shkruar se Dr.Shefqet Krasniqi është një inetlekual dhe imam me emër jo vetëm në Kosovë por edhe ndër shqiptarët që ka një rrespkt të madhe. «Dr. Shefqet Krasniqi pas 15 vitesh, pas mbarimit të doktoraturës në shekncat islame dhe k’uran-it, ai është kthyer në vendlindje për t’i kontibuar vendit si imam në xhaminë e kryeqytetit të Kosovës. Për shtatë vjet rreshtazi shërben si profesor në Univesritetin e Kosovës në faklutetin e së drejtës islame. Por.dr.Shefqet Krasniqi sot është autor i dhjetra librave dhe punimeve shkencore në shtypin shqiptarë që ndërlidhen me islamizimin.. » kanë shkruar mediat zvicerane.

Emri i profesor Shefqet Krasniqit u bë edhe më i njohur në opinon pas deklaratave të tij për Nënë Terezen dhe tash pas spekulimeve të fundit të disa mediave, portaleve shqipatre se do të ndalohet apo arrestohet nga policia zvcuierane në kufi, cka nuk ndodhi ashtu. Profesor na tregoi pasaportene Rpeublikës së Kosovë i cili udhëton me të dhe jo me atë të Serbisë apo Arabisë si shumë hoxhallarë tjerë. Lidhur me kongresine djeshëm të Qendrës Islamike në Zvicër, rreth disa shkrimeve të mediave shqiptare rreth ndalimit tët ij nga policia zicerane, për deklaratat e tij rreth Nënë Terezes, për orientimin e shqiptarëve muslimanë të Preshevës kah Prishtina apo Beogradi…e për shumë cka tjetër me interes fetar e kombëtar prof.dr. Shefqet Krasnqi përgjigjet pyetjeve në inetrrvistën eksluzive për gjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë”

ZOTI GAZETAR A MUND TË MA GJENI NJE SERBË APO PRIFT KISHE TË THOTË SE ADEM JASHARI SHKON NE XHEHNET ?!

Presheva Jonë: Mirdita profesor Krasniqi ! Nga Qendra Islamike në Zvicër kuptojmë  se ju jeni ftuar në kongresin e saj si përfaqësues i shqiptarëve nga Evropa në ketë konfrencë islamike. Mund të na thoni më tepër rreth kësaj konference dhe prezetnimit të juaj ?

Prof.dr. Shefqet KRASNIQI : Konferenca e sontme këtu në Bien organizuar nga Qendra Islamike në Zvicër ja arriti qëllimit të vet ku para rreth dy mijë pjesëmarrësve masës ju drejtuan personalite, shkenctarë e imamë të njour në Zvicër dhe nga vendet e ndryshme botërore, ku unë në këtë kongres islamik përfaqësova shqiptarët në Evropë. Identiteti dhe modernizimi ishte tema e ketij samiti ku unë fola përgjatë dyzet minustash para t ë pranishmëve. Pra sa janë afërta keto dy koncpete, ne muslimanët, sa janë larg e afër këto në civilizimin bashkëhorë. Ne si muslimanë me një kulturë dhe traditë shumë të lashtë nuk duhet vetëm të marrim nga vendet e civlizimit evropain dhe edhe të japim, aq me tepër kur kemi cka të japim. Ne edhe si shqiptarë edhe si muslimanë kemi mjaft t’i japim si popullit zviceranëve ashtu edhe civilizimit evropian si bujarinë, sinqeritetin, mëshirën, besën, moralin etj…që fatkeqësisht tek disa popuj në perednim  këto vyrtyte nuk mudn t’i gjejsh. Pra një gërshtim i tillë i kulturave, traditave dhe feve në shoqëritë tona padyshim do të kemi edhe shoqëri të shëndosh dhe më me perspektive për një të ardhme më të sigurt. Mesazhi i pengamerit tone Muhamedit (a.s) ka qenë gjithnjë dhe mbetet gjtihmonë “mëso dhe vetëm mëso…” Dmth, perspktiva e së ardhmes është në duart të rinjve, pra kjo rini ka nevojë ndihmë, të arsimohet dhe edukohet në frymën e drejtë dhe sa më larg drogës, alkoolit, prostitucionit, homoseksualitet, martesve brenda njëgjinore..etj. Dhe padyshim do të kemi një shoqëri më e shendoshë dhe ardhmëri më të sigurt. Unë sa here flas, flas nga koncpeti i K’uranit tonë te madhërueshëm  dhe ai që eshtë kundër parimeve të mia, ata po do t’i udhëzoja të shfletoj K’uran-in dhe gjitha mund t’i gjej në aty dhe K’urani është i pranuar në gjithë botën , në planetin tonë. Dhe ne hoxhallarët mund të themi se jemi vetëm zëdhënës të K’uranit që mundohemi t’ja shpejegojmë rinisë atyre që duan dhe kanë nevojë këshillta dhe udhëzime nga K’urani për një jetë më të lumtur dhe të sigurt. K’urani siq e dini është librim më i mirë, më i drejtë dhe më i mëshirshëm i njerzimit. Dhe këtu janë dy kategorish njërzish që flasin keq dhe kuturu për islmin ose pse nuk njohin mirë islamin apo nuk kanë lexuar mjaft nga K’uaran . Apo të tjerët , kategoria tjetër e njerëzve, grupacioneve apo qarqeve të caktuara, ekstremistëve, siq kemi edhe nga radhët tona, të cilë provokojnë vetëm nga inati apo gjelozia. Dhe misioni yne është që t’ ja shpjegojmë islamin atyre që nuk e dinë dhe t’ja heqim urrejtjen atyre që janë injorantë të frymëzuar nga spekulimet duke i treguar se islami nuk është ashtu siq ka propaganduar për shembull tek ne në ballkan Serbia për gjatë gjysëm shekulli gjatë sistemit komuniste duke pohuar se Islami ështe fe e prapambeur është e rrezikshme.. etj Islami është fe e paqes e cila kundërshton luftën dhe përkrah pajtimin e njerzimit pamvarësisht nga gjuha, raca e bindjet e tyre fetare. Shpesh dëgjojmë apo lexojmë se Kosovës i nevoitet qeveri apo njerëz me duar të pastra. Po, ok jemi shumë dekord për ketë mesazh me vend, ama paralel me këto duar të pastra në mjedisin tonë shoqëror nevoitet edhe nejerëz me shpirt e zemër të pastër. Nëse i kemi këto të pastra bashkë me duar, padyshim se e mbara e atij populli apo asaj shoqërie nuk ka kush ta ndalë.

Presheva Jonë: Në kufi z.Krasniqi a patët telashe me policinë zvicerane. Me pasaporter të Republikës së Kosovës ndiheni më të sigurt, nuk kishit telashe me policinë siq kishin paralajmëruar disa media, portale shqiptare ?

Prof.dr. Shefqet KRASNIQI :
Në kufi, në hyrje të Zvicrës kam kalauar si ansjëherë më mirë, elham-dyral. Ato cfare kanë shkruar disa gazeta apo portale shqipatre nuk më brengosin dhe kjo më shumë t’i brengsur ata qe nuk ja qëlluan dhe ju paraprijne te këqijav. Pra, shkrimet e disa gazetave dhe portale shqiptara rreth vizitës sime në Zvicër s janë gjë tjetër pos spekulime dhe pjesë e propagandës si në kohën e komunizmit “jugosllav” kur njerzit nuk guxonin të flitin as me vetveten, kur njerëzit frikësoheshin nga hija e vetë. Unë edhe pse isha i pastër e kam ditur se nuk do të kem problem me askë e aq më tepër me Zvicrën, këtij vendi demokratik dhe shembull për tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare, Më vjen keq për ekto media që nuk ja qëlluan dhe më vjen mirë që autoritet zvicera
ne nuk merren em thashetheme as nuk bien në kurthën e as në nivelin e kësaj propagande komuniste…Dje sa ishe në Prishtinë më kan marrur disa gazetare shqiptare nga Zvicra dhe për cudi atyre më shumë ju inetesonte problemet, siq i quanin ata, me policinë zvicerane se sa për konferencën në fjalë. Sot fatmirësisht jetojmë në një shekull të pluralizmit politik dhe shprehjes së lirë. Falë zotit kjo edhe neve sikur në Zvicër na është mundësuar të flasim lirshëm dhe të mendojmë lirshëm edhe pse nganjhere nuk mund t‘ ja qëllojmë. Mediat tona duhet largohen nga kompleksi dhe nostalgjia jugosllave dhe komuniste. Tashmë nuk jemi në komunizëm, falë proceseve demokratike në vedin tonë. Dihet roli dhe misioni i gazetarëve. Të hedhin ujë në zjarrë apo të kundërtën. Gezetaria e porositur apo e dirigjuar është përdurur dhe përdoret vetëm në vendet komuniste apo vendet diktatoriale. Në Kosovë ta zëmë rajoni ka vuajtur nga sistemi koministe dhe ky regjim për njëgjysëm shekulli njerëzit i ka mbajtur me stres dhe frikë. Ky regjim më nuk
është ndër ne, por fatkeqesisht ende kjo nostalgji juglsllave ka mbetur në kokat e njerëzve dhe ende nuk janë cliruat tërësish siq është cliruar Kosova. Prandaj sistemi jugollav dhe kominist ka shkaktuar si duket pasoja edhe tek disa media shqiptare dhe gazetarët shqiptarë tasme duhet cliruar nga ato botkeptime dhe të marrin shembull gazetarin zvicirane e cila është korrekte dhe profesionale.


DR.KRASNIQI: UNË ATË ÇKA E KAM THËNË E KAM THËNË PËR “NËNË TEREZEN” DHE NËSE DIKUSH MË KA KEÇKUPTUAR NGA KATOLIKËT UNË MUND T’JU KËRKOJ FALJE

Presheva Jonë:  Profesor Krasniqi mund të thoni konkretisht rreth deklaratave të juaja për Nënë Tereza, sa janë të vërteta dhe ai bini pishmon atyre…. ?

Prof.dr. Shefqet KRASNIQI :Jo, jo asesi nuk mund t’i bimë pishman asnjë fjale cfarë kemi thënë për te. Atë cfarë e kemi thënë e kemi thënë jo publikisht por në xhami gjatë një ligjërate thjeshtë, ishte një fetfahë, siq e qujame ne, kur rastësisht ishte zënë fjala e saj. Dhe ai është mendimi ynë. Ne s‘ kemi asgjë të keqe me katolikët e as me kristianizmin, ne përkundrazi rrespektojmë ato dhe kemi bashkupunim të mirë, pamvarësisht se disa qarqe të caktuara provojnë të vejnë thika mes nesh. Pse për shembull disa gezetarë shqiptare nuk shkojnë e të marrin të intervistojnë apo të bëjnë një anketa me prifërinjt serbe apo katolikë dhe t’i pyesin ata se cfarë mendojnë për shqipatrët apo muslimanët. Pëgjigjen padyshim do të kishtit se shiptarët ose janë krimenelë apo terroristë apo duhet quar ata në ferr..Shkon i pyetni priftërit serbë nepër kisha në Gracanicë apo Beograd .se cfarë mendojnë ata për Adem Jasharin apo për shqipatrët ? A mund ta gjeni ndonjë nga ta të thonë se Adem Jashar apo shqiptarët do të shkojnë në parajsë, kurrë jo ! Apo eberejtë thonë se gjithë ata që nuk janë ebrejë shkojnë në ferrë. Pastaj ai tjertri atje në Danimarkë qohen e vizaton karikatura kundër Muhamedit apo njëfarë zbulimi tjetër në Belgjikë apo ku ishte. .kundër pengamerit Muhamed (a.s) Dhe unë s’ kam drejtë ta shaj apo fyej hazertin Isanë sepse e pranojë atë siq e pranoj edhe biblën. Ndërsa ata, as nuk e pranojnë K’uranin e as nuk e pranmojnë pengamerin tonë kjo s’ është në rregull dhe nuk i kontribuan paqes dhe rrespektit reciprok e as civlizimit botëror. Dhe keto kundërshti kanë ndikuar qe ata të flasin keq kundër muslimanëve dhe sipas tyre ata shkojnë në parajs dhe ne jo. Mua këtu nuk me mbetet hatri, sepse ky është një mednim, bindje e tyre dhe kaq. Dhe këto kundërshti fetare nuk i kontribuojnë bashkëpunimit dhe tolerancës ndërfetare. Shyqyer n’Zotin ne shqiptarët keto probleme, komplkese nuk i kemi dhe ne jemi shembull i tolerancës ndërfetare jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Zvicër dhe Evropë. Ne jemi krenat me ket tolerancë. Ky është edhe mesazhi i K’uranit tone, paqja, toleranca dhe rrespekti ndaj njeri- tjetrit.Dhe tash ne pas gjithë ketyre deklaratave a duhe t’i marrim pushkët ?! Asesi jo ! Falë asaj se sot jetojmë në një botë demokratike dhe shprheja lirëështë e pacenueshme dhe secili ka të drejtë të shpreh mendimin e vetë lirshëm dhe të mendojë ashtu si ja merr mendja, ndryshe cdo përpjekje për të ndaluar ketë shprehje të lirë do të ishte në kundërshtim me kartën e OKB-së dhe konventat ndërkombëtare të lirisë së shprehjes. Unë sërish po i kthehem asaj Terezes, nëse katolikët apo kristinianzmi është keqkuptuar nga deklarat e mija, unë kërkoj falje dhe të ma bëjnë hallall sepse unë e kam thënë pa qëllime të këqija

Presheva Jonë: Edhe në Luginën e Preshevës, duket e fenë e kanë shndrruar si poltikë dhe edhe ketu ka divegjenca dhe mos pajtime. Madje disa ende mbahen me Beogradin. Muslimantët shqipatre të Luginës së Preshevës ka duhet t’i kthejnë antenat ?

Prof.dr. Shefqet KRASNIQI : Antenat janë të kthyera, vec tash shtrohet pyetja se kush i bashkangjitet dhe i përkrah ato. Këto antena janë të kthyera kah Prishtina apo Tirana dhe tash shqiptarëve të këtyre visaeve i mbetet t’i bashkangjiten dhe të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Unë kam qneë disa herë në reshevë atje ka njerëz që rrespektojnë fenë dhe vërehen shenja të mirë kur sheh xhamitë atje plotë të rinjë. Më mirë të shkohet në xhami se sa rinia jonë të sillet kafeneve e stacioneve. Si mund të kthehen nga Beogradi i cili regjim pos krimeve dhe maskrave ndaj shqiptarëve në Kosovë kishte shkatërruar xhamija e kisha në vendin tonë. Kur është fjala për xhamitë serbët kanë shakëterruar 270 sish që ka pasur vetem në Beograd. Ku janë sot ato xhami, apo ku janë 100 mijë shqiptarët e Beogradit ?! Regjimi sot ka lënë në Beograd vetëm një xhami sa për sy e faqe para bote për t’u shitur si shtet demokartik dhe tolerant dhe për të pasur një vend për Gadafin që sa herë të vijë me deven e tij ta fal naj vakt.

Presheva Jonë:  Meqë jeni në Zvicër dhe ketu kemi një komunitet të madhtë shqiptareve, kryesisht të rinjë.Cili do të ishte mesazhi i juaj drejtuar atyre ?

Prof.dr. Shefqet KRASNIQI :
Fillimisht sikur unë dhe mabrë ksoova faldnerojmë dhe jemi mirnjohës për qevrinë dhe popullin zviceranë cfraë ka bërë për vendin tonë qysh para lufte me ndihma humanitare e deri tek njohja zyrtare e shtetit të Kosovës nga Berna zyrtare. Jemi mirnjohës edhe për mbjetjen e shqiptarëve tanë në Zvicër, sespe sot këta punëtorë janë duke ushqyer me bukë qindra mijëra famalije tona në Kosovë, ku vendi ynë ende nuk i ka marrur këmbët mirë konomikisht, me nje papunësi të madhe dhe halle tjer sociale si pasojë e okupimit shumëvjeqar dhe lufta e fundit. Unë nga rinia jonë nuk do të kishe kërkuar asjgë, pos asaj që të rrespektojnë ligjet e vendit ku jetojnë dhe punojnë, të anagazhohen për integrim më të madh dhe të marrin traditat dhe të mirat e zviceranëve si punëtorë dhe njerëz të rrespektueshëm. Po ashtu nga rina jonë do të kërkoja që të punojnë dhe ndihmojnë së pari familjet e tyre në vendlindje e pastaj mundësisht t’i kontribujojne shtetit të Kosovës, të qëndrojnë larg e më larg punëve të liga, larg drogës, alkoolit dhe dukurive tjera që nuk janë traditë e shiptarëve të cilat u kundershton jo vetem feja jonë por edhe cdo fe tjetër.

SHPËRNDAJE