Njohja e diplomave të studentëva nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja si dhe dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë bashke me (mos) zbatimin  e marrëveshjeve të arritura muajve të fundit mes Prishtinës dhe Beogradit ishin cështjet  kryesore që rrahëm me shefen e delegacionit kosovarë prof.dr. Edita Tahiri, njëherit zv.kryeministre e Republikës së Kosovës në intervistën për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë »

 

Bruksel, 18 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

 

Prof.Dr.Edita Tahiri : Certifikimi i diplomave do të bëhet në Bruksel nga Asociacioni i  Universiteteve Evropiane

 

Pyetjes rreth njohjes së diplomave znj.Tahiri fillimisht thotë se « prishrtina dhe Burkseli ju sjlle një dhuratë për Vitin e Ri studuntve nga Lugina e Preshevës  se nga një  janar fillon njohja reciproke e diplomave. Në ektë drejtim, aktualisht ne jemi duke përgatitur një udhëzues ta quaja kështu, për gjithë  ata të cilët kanë nevojë të studiojnë  në dy shtetet, pra në Kosovë dhe Serbi, përfshirë këtu edhe për studentët e Luginës së Preshevës. Pra, tash e tutje, kudo që të mbarojnë studimet qoftë në Prishtinë apo Beograd, Novi sadt apo Prizren e Mitrovicë diplamat  e tyre do të janë legale dhe do të jenë të njohura jo vetëm nga Kosova e Serbia..por edhe nga vendet tjera botërore. Kjo marrëveshe është arritur me 2 korrik të këtij viti, më pastaj Serbia që përpiqej t’i shmangej këtyre obligimeve dhe në nëntor i kemi finalizuar disa gjëra që procesi i njohje së këttyre diploamve të cën mbarë.. »

 

Se si do të shkojë kjo procedurë dhe kush do të merret saktësisht me njohjen e diplomave në vazhdim znj.Tahiri përgjigjet se  « Po, bash sot (e premte)  në Bruksel gjenden grupet punuese për t’u takuar me Asociacionin  e Universiteve Evropiane. Pra, AUE do të  jenë organizata ndërkombëtar që do t’i prijnë apo do të thoja më mirë, që bëjnë certifikimin e njohjeve të diplomave . Pra njohja e këtyre diplomave mund të thoja se është meritë   etë gjithëve, sikur e liderëve të Luginës  që kanë bërë resion dhe kanë sensibilzuar ket cështje në opinon, duke mos harrur ketu rolin e mediave tona, por padyshim edhe  angazhimit tonë dhe Brukselit që shprehi gatishmëri të bindim autoritet serbe që veprohet dicka në favor të këtyre studentëve nga Preshav, Bujanoca dhe Medevegja qe kishin mbetur në udhëkryqe. Dhe me pajtimin e Prishtinës zyrtare dhe Beogradit, natyrisht me ndërmejtësimin e Brukselit, ne jemi pajtuar që mbrarëvajtjen e këtyre diplomave apo siq e thash ceritfikimin e tyre t’i prijë, të mbikqyrë Asociacioni i Universiteteve Evropiane. Pra, pas 1 janarit të interesuarit fillestar për studime, apo ata të cilët kanë mbarur sutudimet dhe psoedojnë diplomën qoftë  në Kosovë apo Serbi,  mund t’i dejtohet ketij asociacioni për të jetësuar diplomën e tyre dhe ata mund të postulojnë  për punë kudo apo për të vazhduar studimet më lartë… »

 

Dr.Tahiri : Dialogu vazhdon kur Serbia t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet

 

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe erbisë, shefja e delegacionit të Kosovës në vazhdim për agjencinë «  Presheva Jonë » është shprehur optimiste se « Prishtina dhe Beogradi e kanë marrë draftin e parë të propozimit nga Bashkimi Evropian rreth përmbajtjes së protokollit teknik për marrëveshjen e arritur në Bruksel për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve. Pra, bisedimet teknike në Bruksel do të vazhdojnë pas festave të fundivitit edhe ate kur  Beogradi  do t’i  zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura javëve të fundit,  përfshirë këtu edhe lirinë e tregtisë dhe heqjen e barrikadave.  Sipas  Dr.Tahiri « vendimin për raundin e ri të dialogut Prishtinë-Beograd do ta sjellë mediatori i BE-së z. Robert Kuper i cili duhet të bindë palë serbe për  implementimin e marrëveshjeve të arritura, të cilat vedi ynë i zbaton plotësisht… »

 

Zyrtarë të misionit EULEX në Kosovë, sipas zv.kyreministres së RK znj.Tahiri , janë zotuar se  ata do të kenë një rol në zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për menaxhimin e integruar të kufirit. « Por akoma nuk e dijnë  realisht se cili do të jetë misoni dhe angazhimi i ytre në ket drejtim.  Besoj se ata do ti ërbahn qëdnrimeve të tyre se liria e lëvizjes në veri të Kosovës duhet të ndodhë dhe barrikadat nëpër rrugë duhet larguar në mënyrë që të ketë qasje permanente dhe të pakushtëzuar për të gjithë qytetarët, përfshirë misionin e KFOR-it, EULEX-in dhe të tjera ndërkombëtare… Prishtina dhe Beogradi, tashmë kanë marrë draftin e parë të propozimit nga Bashkimi Evropian rreth përmbajtjes së protokollit teknik për marrëveshjen e arritur në Bruksel për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve. Ky protokoll, i cili pritet t’i hapë rrugë implementimit të kësaj marrëveshjeje pritet të nënshkruhet shumë shpejt. Pra, pala kosovare është në fazën e përpilimit të komenteve pas draftit të marrë nga Bashkimi Evropian dhe pas dërgimit të komenteve nga Prishtina por edhe nga Beogradi, atëherë mund të krijohen kushtet për t’u implementuar marrëveshja. Por ka edhe disa marrëveshje që Prishtina dhe Beogradi janë dakorduar gjatë dialogut teknik, sic janë njohja e dipomave universitare dhe kthimi i librave amzë, regjistrat kadastaral, vulat doganore dhe lëvizjë e lirë, mirëpo, disa nga këto marrëveshje nuk kanë filluar së implementuari. Njëra ndër marrëveshjet më të rëndësishme ajo për lëvizjën e lirë, pritet të fillojë së zbatuari me 26 dhjetor . Nd¨rsa marrveshjet tjera, shpresojmë se do të fillojnë së zbatuari gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm… », , përfundon znj. Tahiri në intervistën dhënë agjencisë informative « Presheva Jonë »

SHPËRNDAJE