Dr.Destani: Dickr Marty nuk do te mund te humb imazhin e Kosoves e as te Zvicres !




Presheve, 20 dhjetor (AIK-Presheva Jone)

BASHKIMI DEMOKRATIK I LUGINËS –BDL-

Preshevë

Raporti i Dick Marty-t

Duke pasur parasysh këtë Projekt-Rezolutë, që erdhi si rezultat i Raportit të përpiluar nga anëtari i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Dick Marty, pas analizimit të tij Bashkimi Demokratik I Luginës per opinion lëshon këtë:

Deklaratë

BDL dënon ashpër të gjitha akuzat e pabazuara në fakte konkrete si dhe trillimet tjera në këtë project document I bazuar në thashethëna, të cilat duken sikur janë të perpunuara në kuzhinën e qarqeve të caktuara ultra-nacionaliste e që janë në shërbim të politikës serbe, për veprimet politike të saja ne bisedimet që duhet tëpasojnë me Kosovën, në të cilat bisedime pala shqipëtare duhet të jetë inferiore karshi pales serbe.

Këto akuza të trilluara, shumë herë të ngritura edhe më parë e të hetuara, por asnjëherë të vërtetuara, nuk bëjnë gjë tjetër veçse synojn të njollosin kombin shqiptar në tërësi, identitetin e tij, si dhe shtetin e ri dhe demokratik të Kosovës dhe drejtuesit e saj legjitimë. Por besoj se ky raporti i ketij Zviceranei nuk do t emund te humb imazhin e Kosoves e as te Zvicres.

Ne përjashtojmë kategorikisht të kenë ndodhur krime të tilla. Kjo është një lojë absurde që po bëhet në favor të qeveris serbë , një lobim që filloi me akuzat e Karla del Pontes dhe po vazhdon me ato të Dick Martit qellimi I të cilit është,përvec tjerash edhe pengimi I njohjeve të Shtetit te Kosovës.. Gjithçka ka për të përfunduar në deshtim të plotë te z..Marty dhe raportit të tij.

Lidhur me trafikimin e organeve njerëzore si mjek mund te deklaroj se nato kushte anormale në munges te mjeteve teknike e mjeksore ,në kushte higjenikosanitare katastrofale është e pamundur te realizohet ky proces johuman.. Marrja e një nisme të tillë menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dëshmon qartazi prapavijën politike antishqiptare që ka motivuar raportin e sajuar të deputetit Marty. Ne kërkojmë reagimin e menjëhershëm të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës si dhe kërkojm unitet në kuadër të delegacionit shqiptar per të lobuar ke evrodeputetet , që ky projekt të rrëzohet gjatë votimit në Asamble dhe me kte të shpëtohet edhe vet kredoja e ketij parlamenti.

Preshevë 20 dhjetor 2010 Bashkimi Demokratik I Luginës

Kryetar,dr.Skender Destani


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni