Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe Deputeti i vetëm shqiptarë, Galip Beqiri dhe Riza Halimi po qëndrojnë për vizitë në institucionet më të larta të Shqipërisë, me ftesë të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vizita ka për qëllim harmonizimin e veprimeve në vazhdim për zgjidhjen e problemeve vitale të Luginës së Preshevës, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

  Me Ministrin e Arsimit, temë e takimit do të jenë problematikat e arsimit që ballafaqohen shkollat në Luginën e Preshevës, si librat shkollor në gjuhën shqipe , planë programet shkollore dhe çështja e regjistrimit të studentëve nga Lugina e Preshevës në universitet e Republikës së Shqipërisë. Temë diskutimi me Ministrin e Kulturës do të jetë manifestimi i 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe shkëmbimet kulturore. Ndërkaq, temë diskutimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të jetë, gjenda politike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe inkurajimi për një agjendë veprimi ( KKSH)

SHPËRNDAJE