Ankara, 13 qershor – Mbi një tonë mish është përdorur për qebapin më të madh në botë, që u realizua në kryeqytetin turk, Anakara.

I lartë dy metra e gjysmë, qebapi gjigant ka hyrë në rekordet e librit të Guinessit, duke kaluar rekordin e qebapit paraardhës, që mbahej nga kuzhinierët e Dubait dhe që peshonte vetëm 468 kg.

Për ta realizuar u deshën 10 kuzhinierë dhe mishi i shtatë lopëve, transmeton BW.

SHPËRNDAJE