Revista NACIONAL then “akullin” e premtimeve të disa drejtorëve në paralajmërimet e tyre daljen e disa revistave dhe gazeteta në Kosovën Lindore. Revista “Nacional” me drejtor Baki Rexhepin është e treta në Kosovën Lindore, pas “Zërit të Medvegjës”

Bujanoc, 5 mars

Në Bujanoc, është promovuar Revista e parë e shkruar organ i Këshillit Nacional të Shqiptarëve që administrohen nga Serbia.

Në prani të dashamirëve të shumtë të fjalës së shkruar, politikanëve dhe përfaqësuesve të shumtë të jetës publike u shpalos “NACIONALI”.

Kryetari i Këshillit Nacional të shqiptarëve, Galip Beqiri, duke e pranuar në mënyrë publikisht numrin e parë të Revistës “NACIONALI”, nga kryeredaktori i saj Baki Rexhepi, para të pranishmëve theksoi rolin e Komisionit për Informim në kuadër të Këshillit Nacional, për themelimin e numrit të parë të Revistës.

Ndërkohë, deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin Republikan, njëherësh Kryetar i PVD-së, duke uruar redaksinë për si u shpreh suksesin e numrit të parë, theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të profesionistëve në të gjitha Grupet Punuese të Këshillit Kombëtar, në mënyrë që të shënohen suksese edhe në sfera të tjera.

Halimi, uroi që NACIONALI” të jetë medium përmes së cilit do të pasqyrohet informimi i drejt dhe profesional.

Nga ana tjetër, Rahmi Zylfiu-Kryetar I UDSH-së, duke shprehur gatishmërinë e subjektit të tij në përkrahjen e Këshillit Kombëtar, ka theksuar se “Nacionali” nuk guxon të jetë sukses i vetëm i KNSH-së.“Tani më është koha që të hapen perspektiva në sfera të tjera, për shënim të rezultateve konkrete në të mirë të qytetarëve tanë”, ka thënë Zylfiu.

Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, shprehu domosdoshmërinë krijimit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, që sipas tij, të shënoj hapa progresi në arritjen e sukseseve në sfera të caktuara ku është kompetent ky institucion. Kamberi, uroj redaksinë e Revistës së parë të Këshillit Kombëtar për suksese në editimin numrave të tjerë, ndërsa uroi që rezultate konkrete të arrihen edhe në sfera tjera.

Këshilli Nacional I Shqiptarëve është formuar në vitin 2010, ndërkohë Revista “Nacionali”, është suksesi I parë I materializuar I këtij organi reprezentativ të shqiptarëve.

Këshilli Nacional pritet të zgjidhë çështjet në arsim, kulturë, informim, në aplikim të dy gjuhësisë dhe në përdorim të lirë të simboleve kombëtare. (pN)

SHPËRNDAJE