Doli nga shtypi romani më i ri humoristik “Aventurat e Lulisë” (kalorësja  e arratisur e bashkimit kombëtar), i Gani Mehmetajt.

Protagonistja e romanit satirik “Aventurat e Lulisë” është nga periferia e kryeqytetit, Kodra e Trimave, lagjja më e madhe dhe më e varfër në vend. Gjakimet e saj janë gjakimet e bashkëmoshatarëve si dashuria, mos durimi, liria, problemet e moshës, moskuptimi i brezave, mungesa e argëtimeve, përtacia e të menduarit etj. Ajo i gëzohet jetës, sidomos i gëzohet lirisë, më shumë se sa të tjerët, sepse mbanë në mend kohën kur bashkëkombësit e saj nuk ishin të lirë, ndërsa ajo rrinte e tensionuar e në frikë të vazhdueshme.

Lulia është femër e re, energjike, me vullnet të fortë, e sinqertë dhe e mbrujtur me dashuri ndaj vendit të vet. Ajo në dëshirat për të qenë në rrjedha të ngjarjeve dhe në përpjekjet për t’iu kundërvënë fenomeneve të cilat e pengojnë, ndonjëherë del naive, e papërgatitur, por edhe e kundërta e bashkëmoshatareve të veta, që më shumë mendojnë e ëndërrojnë gjëra të zakonshme, tokësore, mbase edhe triviale, ndërsa ajo është e preokupuar me çështje të tjera.

Lulia në kërkim të bashkimit kombëtar ndeshët me probleme në Shkup e Tetovë, në Tiranë e Durrës, Preshevë e Diasporë, por edhe në Pejë e Prizren, Gjakovë e Prishtinë, sepse secili prej bashkëvendësve të saj ankohet se është harruar nga pushteti e opozita. Ajo brengoset me mendësinë e provincializmit, ndarjes në krahina e në kasabe, në katunde e në qytete. Ajo e do një komb, një shtet, por të tjerët mendojnë ndryshe.

Kushtrim Maliqi

Romanin “Aventurat e Lulisë” (kalorësja e arratisur e bashkimit kombëtar”  e botoi shtëpia botuese “Dardania press’, 2012 ,Prishtinë, ka 200 faqe.

SHPËRNDAJE