Prof.dr. Avni Presheva del me librin më të ri: Metodologjia e Kërkimeve Shkencore

Këtë libër prof Presheva ia kushton 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Këto ditë doli nga shtypi vepra e shumëpritur, jo vetëm nga studentët tanë, por edhe nga ata të Shqipërisë dhe të Maqedonisë e prof. dr. Avni Preshevës “ Metodologjia e kërkimeve shkencore”. Vepra për të cilën edhe është fjala siç do të thoshte edhe vetë autori “Duke filluar nga kohërat më të lashta të antikitetit e deri në kohën tonë nuk ka metodë të mirëfilltë që mos ta kem shqyrtuar dhe komentuar në këtë libër”, njofton agjencia infrtomative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

Preshvë, 14 shtator

Prof. dr.Avni Presheva pas një pune të gjatë dhe të mundimshme, por të suksesshme në librin “Metodologjia e kërkimeve shkencore’ i ka përpunuar mbi pesëdhjetë metoda në bazë të cilave mund të punohet, gjurmohet,hulumtohet, shpiket, zbulohet, vërtetohet dhe verifikohet njohja shkencore që kërkohet qe ajo nga shkencat natyrore, shoqërore apo psikike.

Gjithashtu kur është fjala për veprën “Metodologjia e kërkimeve shkencore” duke e thënë këtë si në veçanti po ashtu edhe në përgjithësi nuk ka teori, metodë,metodologji shkencore që përdoret gjatë meditimit, vrojtimit, kërkimit, hulumtimit, eksperimentimit, shpikjes ose zbulimit të problemit, substance, aparati e mos të bëhet në bazë të njohjes së atij që e ka krijuar veten dhe të gjithë atë që i takon po edhe vetë, që me një fjalë quhet botë.

VEPRA E Prof. Preshevës “Metodologjia e kërkimeve shkencore” përbëhet prej dy pjesëve. Në pjesën e parë autori bën fjalë në mënyrë të tërthortë mbi metodat. Kurse në pjesën e dytë të librit autori bën fjalë në mënyrë të drejtpërsëdrejti. Ndërsa të dyja së bashku paraqesin strukturën e “Metodologjisë së kërkimeve shkencore”.

Prof. Presheva nëpër mes të një historie të shkurtër të problemeve ka dëshiruar që të tregoj se “ Aty – këtu nëpër libra sado pak të rralla në Ballkan, në Evropë dhe më gjerë në shqip asnjë Metodologji e përgjithshme dhe e mirëfilltë shkencore”.

Prof. Presheva gjithashtu dëshiron që të theksoj dhe njëkohësisht të potencoj se nuk ka pretendime ideale që ta bëj një libër të përsosur sepse nuk ka njeri dhe vepër të përsosur. Prandaj edhe ky libër nuk është i përsosur por ka të meta si dhe librat të tjera.

Kur është fjala për “Metodologjinë e kërkimeve shkencore” prof. Presheva gjithashtu mendoj se bën shumë mirë kur, jo vetëm që e thekson, por që edhe e potencon ngjashmërinë dhe dallimin në mes të  SHKRIMIT AKADEMIK DHE TË METODOLOGJISË SË KËRTKIMEVE SHKENCOR
Për shkak se siç thotë edhe vetë SHKENCA ËSHTË SHKENCË mbi të gjitha njohuritë njerëzore që i ka krijuar dhe argumentuar, vërtetuar dhe verifikuar duke e thënë këtë, kuptohet nëse është e mundur me dy fjalë  SHPIKJET dhe ZBULIMET nga përvoja e praktikës së vetë N J E R I U T   VETË N J E R I U  si  K R I T E R më i lartë i të së  V Ë R T E T Ë S  i cili nëpër periudha të ndryshme shoqëroro – historike dhe kulturo – historike tërë jetën mendon dhe vepron, krijon dhe rikrijon, propozon dhe pranon, vërteton dhe refuzon, korrigjon dhe ndryshon : fjalë, terma, nocione, koncepte, teza, antiteza, hipoteza, analiza, sinteza, abstraksione, konkretizime, gjeneralisime, specializime, induksione, deduksione, përkufizime, klasifikime, argumentime, kundërshtime, teori të :  korrespodencës, evidencës, koherencës, pragmatizmit, asertibilitetit, ontologjisë, absolute, relative, të vërteta,  të gabuara, njohuri, dijeni të vjetra e të reja, të shtruara dhe të fituara, të nxjerrura dhe të argumentuara, të vërtetuara dhe të verifikuara në mënyrë kritike dhe vetëkritike, kuptimore dhe cilësore,funksionale dhe racionale, ekonomike dhe praktike përgjithmonë e gjithmonë në SHËRBIM të shpikjeve dhe zbulimeve shkencore qofshin ato duke e thënë këtë kushtimisht të rastësishme ose të planifikuara ku çdo, njohje e re duke e thënë këtë me një fjalë S H K E N C O R E qoftë teorike apo praktike mund të finalizohet dhe të realizohet vetëm në bazë të Z B A T I M I T të rregullave, parimeve, ligjeve, metodave, teorive, njohjeve shkencore përkatësisht në bazë të :  M E T O D O L O GJ I S Ë    SË    K Ë R K I M E V E   SH K E N C O R E.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni