EKSKLUZIVE: Prof.dr. Ruzhdi Ushaku zbërthen dy fraza enigmatike nga “Zogjt “e Aristofanit Shek.V p.e.re

Sipas studimit të fundit të prof.Ruzhdi Ushakut , shqipja është çelës për dy fraza enigmatike nga “Zogjt “e Aristofanit Shek.V p.e.re

Gjuha shqipe po dokumentohet se është një nga gjuhët më të lashta indoevropiane. Në fakt megjithëse asnjëherë nuk është hedhur poshtë argumenti i lashtësisë së shqipes dhe i lidhjes së saj me ilirishten, një punim shkencor i prof.Ruzhdi Ushakut ndriçon errësirën disa shekullore të lashtësisë së shqipes, përkatësisht protoshqipes që është bijë e ilirishtes. Me studimin e profesor Ushakut përveç se ndriçohet lashtësia e shqipes, “përmbyset” shumëçka edhe në shkencën e Albanologjisë, apo më mirë të themi rishikohet shumëçka në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Kështu në qoftë se deri më tash Formula e Pagëzimit e vitit 1462 është konsideruar si dokumenti më i lashtë i gjuhës shqipe, zbërthimi i dy frazave enigmatike nga poema “Zogjt” e Aristofanit që daton nga shek. V.-.e.re, që janë të shkruara në greqishte por që nuk kanë kurrfarë përmbajte në gjuhë greke e qon dokumentimin e shqipes si gjuhë të lashtë që në shek. V.-.e.re.

Sipas studimit të thuktë e të argumentuar të prof. Ruzhdi Ushakut del se këto dy fraza enigmatike greke mund të zbërthehen vetëm përmes gjuhës shqipe, përkatësisht përmes fazave të zhvillimit fonologjik, fonetik e morfologjik të gjuhës shqipe.

Profesor Ruzhdi Ushaku ka punuar me muaj të tërë për të zbërthyer vetëm këto dy fraza. Ai tashmë ka në dorëshkrim këtë studim të rëndësishëm të shekullit të ri në fushën e Albanologjisë.

Profesor Ruzhdi Ushaku i ka dhënë ekskluzivitetin gazetës kombëtare “Bota sot” jo vetëm për të bërë jehonën e këtij lajmi sensacional por edhe për të botuar fjalën hyrëse dhe argumentet përmbyllëse të studimit të tij shkencor. Me këtë rast profesor Ruzhdi Ushaku u drejtohet të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që kanë mundësi materiale të nxjerrin në dritë këtë studim të rëndësishëm shkencor për gjuhën shqipe, që të mundësojnë botimin e plotë të këtij studimi në gjuhën shqipe apo edhe të përkthejnë në gjuhën angleze, franceze etj. Botimi në shqipe dhe në gjuhë të huaja i kësaj vepre do t’ia shtonte vlerat shkencore gjuhës shqipe por edhe do t’ia rriste namin popullit shqiptar e do t’ia shtonte vlerat e lashtësisë së pakontestueshme të gjuhës shqipe.

Të gjithë ata biznesmenë shqiptarë apo edhe shoqata intelektualësh e botuesish shqiptarë që kanë mundësi materiale që të nxjerrin në dritë këtë zbulim sensacional, pra që të mundësojnë botimin e kësaj vepre shkencore, mund të kontaktojnë drejtpërdrejtë me prof Ruzhi Ushakun përmes adresës elektronike [email protected], ose telefonit 00377 44175458, ose 0038269459936, ose emaili [email protected] si dhe përmes kontaktit telefoni në nr. 044 506 183 ose emailit [email protected]

Vepra shkencore e prof.Ruzhdi Ushakut pret ndihmën dhe përkrahjen tuaj, shqiptarë kudo që jetoni e që punoni e që për ideal kombëtar keni zbardhjen e errësirës shekullore të lashtësisë shqipe dhe argumentin shkencor të gjuhës tonë shqipe.

Ju mirëpresim!

Shqipja si çelës për dy fraza engimatike nga “Zogjt” e Aristofanit (Shek V p.e.re – varianti i parafundit)

Në vend të hyrjes; Falë një miku tim nga Parisi, mora një informatë frymëzuese për komedinë “Zogjt” të Aristofanit, ku midis tjerash figurojnë dy fraza enigmatike te shënuara në alfabetin grek, por të pakuptueshme dhe te pashpjegueshme me mjetet e gjuhës përkatëse dhe me gjerë. (Dardan Leka, një mik imi i hershëm me vendbanim në Paris, është një kërkues i zellshëm dhe i palodhshëm i dokumenteve, librave a shkrimeve të vjetra që lidhen me ilirët, përkatësisht shqiptaret në përgjithësi, që para disa muajve të më dërgonte, bashkangjitur letrës së tij, një material frymëzues dhe interesant në lidhje me dy fraza enigmatike nga komedia “Zogjt “ të autorit grek Aristofanit [shek.V p.e.re.}. Në këtë material, të bërë publik edhe ne faqet e internetit {dardan leka dartre93@gmail yahoo.com},pasqyrohen edhe përpjekjet e tij dhe të disa lexuesve të tjerë për të kërkuar a gjetur ndonjë gjurmë iliro-shqiptare në frazat e cekura. I nxitur edhe nga zotëri dr.Remzi Përnaska, profesor në Sorbonë, mik dhe koleg imi i respektuar, zotëri Dardan Leka më ftoi me dashamirësi që të inkuadrohesha edhe unë për zbërthimin apo shpjegimin e këtyre frazave. Ishte ky një nderim i madh por edhe sfidë, sprovë shumë e vështirë, delikate, me përgjegjësi shumë të madhe profesionale e shkencore por edhe me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për kulturën, gjuhën e ilirëve-shqiptarëve por edhe me gjerë.)

Nga materiali që më ra në dorë me këtë rast, mësova se për komedinë e cekur, përkatësisht frazat në fjale, kishte dhenë një sinjal, që në shek.e XIX, studiuesi i mirënjohur danez Conrad Malte Brune, atëbotë shumë i interesuar për historinë e Shqipërisë, të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe. Meritat e këtij dijetari janë të pamohueshme edhe pse frazat në vështrim, të dala nga goja e personazhit Tribal, i quan si “aspak të mjaftueshme për të nxjerrë prej tyre konkluzione”. (Në materialin e përçuar në internet, zotëri D.Leka i referohet me korrektësi një burimi më të hershëm, ku dijetari danez, zotëria Conrad Malte Brune, i njohur për shkrimet e tij tejet të vlefshme për Shqipërinë, shqiptarët, që në shekullin XIX kishte dhënë një sinjal për ekzistimin e dy tre frazave enigmatike, jogreke, në veprën e cekur të Aristofanit, të cilat fraza mjerisht, sipas njohurive që kemi deri më sot, nuk kanë qenë objekt vështrimi apo studimi më të përimtë apo më të stërhollë nga albanologët shqiptarë apo të huaj.)

Një sprove kërkimore-studimore me përgjegjësi të duhur

Gjithnjë me mirënjohje edhe ndaj përpjekjeve të mikut tim dhe të disa të interesuarve të tjerë për zbërthimin eventual të frazave për mes shqipes, më nxiti kureshtja dhe obligimi profesional që edhe unë ti sillesha sadopak këtij problemi. Duke e parë a priori si çështje serioze, delikate, të vështirë, shumë të rëndësishme jo vetëm për filologjinë shqiptare por edhe më gjerë, iu rreka një sprove kërkimore-studimore të mëtutjeshme me synim të analizave sa më të përimta dhe me përgjegjësi të duhur, duke mbajtur parasysh një qasje krahasuese filologjike-gjuhësore dhe jashtëgjuhësore interdisiplenare, përkatësisht multidisiplinare.

Si rrjedhim, gjithnjë duke mbajtur parasysh faktorët e jashtëm historiko-shoqërorë etnogjeografikë, kulturorë, psikologjikë, pastaj sociolinguistikë, e kam parë të arsyeshme që analizën, zbërthimin dhe interpretimin e frazave në vështrim t’i kërkoj dhe gjej jo vetëm në shtresat formale gjuhësore, por edhe në lidhshmërinë dhe gërshetimin kompatibil me ato jashtëgjuhësore.-bs

SHPËRNDAJE