Serbia të pranojë faktin se policët shqiptarë do të vendosen në kufijtë e Kosovës

Kryetari i Republika Srpska, Milorad Dodik, ka thënë se “Serbia nuk mund ta kthejë dhe ta integrojë më Kosovën”. Kjo, sipas tij, “është një iluzion”. Ai tha se Serbia duhet të pranojë faktin se një ditë policët shqiptarë do të vendosen në kufijtë e Kosovës.

 

Beograd, 16 shtator 2011 – Kryetari i Republika Srpska, Milorad Dodik, ka thënë se “Serbia nuk mund ta kthejë dhe ta integrojë më Kosovën”. Kjo, sipas tij, “është një iluzion”. Ai tha se Serbia duhet të pranojë faktin se një ditë policët shqiptarë do të vendosen në kufijtë e Kosovës.
“Gjithçka do të marrë fund dhe një mëngjes do të shohim policë shqiptarë nëpër kufij, të cilët do të ruajnë hapësirën që i është marrë Serbisë. Serbia nuk do të ketë nga t’ia mbajë: ose ta mbrojë territorin me armë, ose të tërhiqet. E këtë të paren nuk do ta rekomandoja, pasi që dihet se ku na çon”, ka thënë Dodik në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti”.
Dodik thotë se nuk duhet që t’u jipet mundësia shqiptarëve që akoma të flasin për njëfarë shoqërie multi etnike. “Atë (Kosovën) e morën të fortët dhe arrogantët, dhe ky është fundi. Të paktën, nuk duhet lejuar më atyre që të tallen dhe ta poshtërojnë Serbinë”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE