Djali vret babanë në fshatin e izoluar nga bora

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Prekal të Shkodrës. Djali ka qëlluar për vdekje me armë zjarri babain. Policia tha se ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Sipas të dhënave të fundit mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi, Zef Marku,45 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje nga djali i tij, Sokol Marku, 18 vjeç. Prekali është një fshat që prej ditësh është izoluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndaj dhe marrja e informacioneve është e vështirë. Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet që në orët në vazhdim të jepen më shumë detaje rreth shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni