Djali i diktatorit të Guinesë, 11 makina luksoze me vlerë 5 mln paund

Plot 11 automjete luksoze me vlerë totale 5 milion paund janë zhvendosur nga prona e një diktatori afrikan në Paris në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për pastrim parash. Makinat në të cilat përfshihen dy Bugatti Veyrons, një Ferrari 599 GTO e një Maserati MC12 janë të regjistruara në emër të Teodoro Obiang Nguema, Presidenti i Guinesë. Makinat ndodheshin në pronën 15 milion paundshe që ishte në afërsi të Harkut të Triumfit. Policia tha se sekuestrimi i makinave po bëhet në kuadër të hetimit ndërkombëtar mbi ndihmat e huaja në Afrikë dhe shpërdorimin e tyre. Në listën e makinave përfshihet edhe një Aston Martin V8 600lm, Rolls-Royce Drophead Coupe, Porsche Carrera GT, Ferrari Enzo dhe disa lloje të Bentley. Raportohet se këto makina përdoreshin prej djalit të Obiang Nguemas, Teodorin Obiang.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni