Djajtë e kuq dhe Barcelona fitojnëndeshjet e para

 

Chelsea është mposhtur në fushë të veten me rezultat 1:0 nga Manchester United-i, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League. Manchester United-i pas nëntë vjetëve ka shënuar fitore në fushën e Chelseat. “Djajtë e kuq” tronditën blutë dhe tashmë ndeshjen e kthimit e presin pa telashe. Barcelona ia ka bë natën ferr Shakhtarit, duke e mundur me rezultat 5:1. Barcelona mirë e mirë ia ka shkundur rrjetën ukrainasve.

Pjesa e parë e ndeshjes (Chelsea – Manchester United) ka qenë mjaft atraktive për dashamirët e këtij sporti. Chelsea ka sulmuar vazhdimisht nëpërmjet spanjollit Torres, por edhe Drogba, por që nuk ishin të shkathët për të barazuar shifrat në 45 minutat e parë, pasi që mbrojtja e United-it ka qenë shumë e fuqishme.

Manchester United-i ka shënuar golin e epërsisë në minutën e 24-të nëpërmjet Rooneyt. Mbrojtësit e Chelseat nuk e kishin mbuluar si duhet sulmuesin e spikatur, Rooney, i cili me goditje dinake nga rreth 12-13 metra ka ndëshkuar blutë dhe 0:1. Në pjesën e dytë të takimit, si njëra palë po ashtu edhe tjetra po treguan lojë të mirë mbase edhe raste të mira shënimi. Në minutën e 74-të, Torres, futbollisti më i mirë në fushë në periudhën e dytë të lojës nuk kishte fat që të barazoi shifrat, pasi gjuajtjen e tij me vetëmohim të pashoq e ka mbrojtur portieri Van der Sar, i cili ka treguar cilësitë e një portierit të klasit të lartë që vështirë mposhtet.

Barcelona ka treguar lojë mjështërore ndaj Shakhtarit.

Në minutën e 2-të, Iniesta ka shënuar për epërsinë 1:0, për të dyfishuar Alves në minutën e 34-të dhe Pique ka shënuar për 3:0 në minutën e 53-të pas asistimit të Xavit.

Shakhtari ka shënuar gol në minutën e 59-të nëpërmjet futbollistit Rakitskiy. Pa kaluar asnjë minutë, katalunasit ndërmorën një veprim të shpejtë nëpërmjet futbollistit Messi, i cili për bukuri e gjen Keitën, duke shënuar për shifrat 4:1. Barcelona në çdo aspekt ka dominuar në fushë ndaj rivalit. Katalunasit dëshmuan superioritet në fushë ndaj skuadra ukrainase. Në minutën e 86-të, në listën e shënuesve është shënuar edhe Xavi, i cili shënoi për shifrat 5:1 pas asistimit të Alvesit. Me një fjalë, Barcelona nëse kalon këtë pengesë, sipas të gjitha gjasave në gjysmëfinale do të takohet me Real Madridin, pasi ka fituar të martën mbrëma me shifra 4:0 kundër Tottenhamit anglez. Është e pabesueshme se një Tottenham se mund të ketë forcë ta shkrijë atë epërsi të lartë të mbretërve. Sigurisht se muaj prill dhe maj do të jetë përplasje katër herë ndërmjet vete: Barcelona – Real. E para, Reali me 16 prill, në orën 22:00 në kuadër të kampionatit spanjoll pret Barcelonën, kurse me 20 prill në finalen e Kupës së Spanjës sërish ndeshen dhe sigurisht edhe dy përballjet e gjysmëfinales së Champions League. Adhuruesit e futbollit do të kanë mundësi që të shohin brenda tri jave katër herë përballjet mes rivalëve të përbetuar e të përjetshëm Real – Barcelona (po qese kualifikohen në gjysmëfinale të Champions League)./bs

Rezultatet çerekfinale

Barcelona – Shakhtar 5:1

Chelsea – Manchester United 0:1

Real – Tottenham 4:0

Inter – Shalke 2:5


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni