Ditë Zie në shkollë nga shokët e klasës të dy të rinjve shqiptareve të vdekur aksidentalisht në SHBA

 
Televizioni lokal Bronx !2 tha se nji nga anëtarët e familjes, i ka  thënë se ata shpresojnë se ky aksidentë me pasoja tragjike që mori jetën edhe të  njeriut të tyre më të dashur, “le të shërbej si një thirrje për “zgjim” për të gjithë ata fëmijët e tjerë, të rinj që ngasin makinat pa përgjegjëshmëri”, pra, si nji thirrje prindërore për të treguar më shumë kujdes !.
 
 
  
BEQIR SINA
 
 
New York,14 proll / AIK-Presheva Jonë
 
 
BRONX NEW YORK : Miqtë dhe anëtarët e tjerë të familjes janë duke mbajtur zi për vdekjen e dy të rinjve të cilët u humbën jetën në një aksident tragjikë,  me makinën e tyre në pjesën lindore të rrugës Fordham në Bronks-Nju Jork.
 
 
Policia thotë se viktimat janë 15-vjeçari Rudy Drekaj dhe 19-vjeçari Klaudio Simoni, të cilët mbasi u aksidentuan rëndë me automjetin me të cilin ata po udhëtonin, u përplasën fatalisht me murin mbështetës të nji mbikalimi në rrugën Fordham Road kryqëzimin me South Boulevard  .
 
   Autojmeti i tyre sipas raportit të poliicisë ka qënë duke u ngarë me nji shpejtësi tej normave të lejuara, rreth  75 mph(mbi 100 km/orë) pikërishtë në kohën kur ata duket se kanë qënë  duke manovruar të mos përplasen me një kamion që ndodhej në atë moment para tyre, duke u përplasë fortë me një këmbë të murit ndarës të mbikalimit.
 
Të dy viktimat kanë vdekur në vendin e ngjarjes, thotë policia ndërsa e treti në luftë me jetën gjendet i shtruar në reaminacion.
 
   Media lokale thotë se njëri prej tyre më i riu është studentë në shkollën e mesme Christopher Columbus High School,   shkollë e cila ku Drekaj ishte një student shumë i mirë, siç e përshkruan shokët e shoqet e klasëse.
 
 Dje  në shkollën e mesme Christopher Columbus High School,   në shenjë nderimi shokët e shoqet e klasës së tij e filluan oërn e parë të mësimit duke mbajtur një memorial të vogël në shenjë zie,  ndërsa një grup i tyre me dorë në zemër kishte shkuar pranë familjes së kolegut të tyre, për të ndihmuar të gjithë për të përballuar këtë hidhërim të madh.
 
    Televizioni lokal Bronx !2 tha se nji nga anëtarët e familjes, i ka  thënë se ata shpresojnë se ky aksidentë me pasoja tragjike që mori jetën edhe të  njeriut të tyre më të dashur, “le të shërbej si një thirrje për “zgjim” për të gjithë ata fëmijët e tjerë, të rinj që ngasin makinat pa përgjegjëshmëri”, pra, si nji thirrje prindërore për të treguar më shumë kujdes !.
 
Aksidenti:
 

 Ngjarja me pasoja tragjike ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 6:30 pasdite me kohën e New York-ut, kur shoferi i i atumojetit nji 20-vjeçar u përpoq për të kaluar një kamion të ngarkesave të rënda (traktor)  në pjesën Lindore të rrugës Fordham Road afër Southern  Boulevard, ne kendin e vendit Bronx Zoo dhe Botanical Garden, nenvizon raporti i policise. Bronks – Nju Jork:
 
   
Policia:
 
 Dy të rinjë shqiptarë mbetën të vdekur në vend dhe një i ri është duke luftuar për jetën , pasi makina e tyre u përplas me një mbikalimi në një rrugë kryesore në Bronx – Nju Jork, tha policia.
 
Sipas policisë aksidenti i rëndë ndodhi nga që shpejtësia mendohet të ketë qënë shkaku mbasi shoferi i autoveturës ka tentuar të manovrojë në shpejtësi e siper për të mos goditur kamionin dhe për pasojë duke i dalë automjeti jashtë kontrollit është përplasur  në mbikalimin e rrugës.
 
Pasojat:
 
     Dy të vdekurit  janë pasagjerët të gjinisë meshkuj, të moshës nga 16 dhe 19 vjeç, që u deklaruan në vend të vdekur. Shoferi i automjetit një 20 vjeçar është në gjendje kritike dhe në luftë me jetën në sallën e reaminacionit.
Përfundimi :
 
    Raporti i parë i policisë theksonë se:” Nuk ishte e qartë nëse ndonjë prej viktimave ishin të lidhur me rripin e sigurimit të tyre”, dhe nuk saktësonë ende se cilat kanë qënë shkaqet që çuan deri në këtë aksident me pasoja tragjike . Ata thanë se hetimet vazhdojnë dhe pritet të dalin me një raport të plotë / B.Sina/

Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni