DITA NDËRKOMBËTARE E PRESS-it: ATA KNAQEN KUR GAZETARËT RRINË DUARKRYQ. AMA, VETEM SOT DO TË QËNDROJMË KËSHTU PËR T’U SOLIDARIZUAR ME KOLEGËT TANË NË KOSOVË DHE NË MBARË BOTËN…EDHE NË PRESHEVË AGJENCIA INFORMATIVE “PRESHEVA JONË” BOJKOTON SOT AKTIVITETIN E INSTITCIONEVE LOKALE…

Ndërkohë, gazetarët e Kosovës, përmes organizatave të tyre kanë njoftuar për të bojkotuar sot insitucionet e Kosovës, në shenjë proteste me rastin e Ditës ndërkobëtare të press-it.


“Reporters Sans Frontieres” ose siç njihet në hapësirën shqiptare “Reporterët pa kufi”, me seli në Bruksel, me përkushtim të madh është duke ndjekur zhvillimet e mediave në Kosovë. Z.Olivier Basile, përgjegjës i kësaj organizate ndërkombëtare për Europën, gjatë një bisede për “Presheva Jonë” duke shprehur shqetësimet e tij mbi gazetarinë në Kosovë u shpreh: “Ne, pas lufte kemi pritur më shumë e më shumë mbi gjendjen e shprehjes së lirë në Kosovë, por ndeshim në përmirësime të vogla. Dikur fajësohej Milosheviçi, por tash vetëm ju e dini se kë duhet fajësuar për këtë gjendje alarmante.

 

SERBIA VAZHDON TË DISKRIMINOJ MEDIAT SHQIPTARE NË LUGINË

Këtë e dëshmon edhe fakti se në klasifikimin e “Repéorters sans frontieres” Serbia e cila në vitin 2006 ishte mirë dhe mbante pozicionin e 45, sivjet ajo mban të 64-in cka nënkupton se Serbia për nga diksriminimi i mediave radhitet në rangun e mediave e vendeve të ish bllokut të abshkimit sovjetik ose të lindje, kurse   Kosova qëndron më mirë se Serbia, e radhitur në vendin e 58.

Lidhur me situatën e mediave në Luginën e  Preshevës Z.Olivier Basile, përgjegjës i kësaj organizate ndërkombëtare për Europën, gjatë një bisede për “Presheva Jonë” ai është sjhprehur:

OLIVIER BASILLE : Sebia vërtetë ka shënuar një rënie drasttike të mosrrespektimit të lirisë së fjalës së lirë dhe kërcnimeve ndaj gazetarëve për dallim nga vitet e kaluara, pam,vrësishrt se ajo po b¨het gati tgë hyjë në BE. E themi këtë, sepse Serbia në lisitën e klasifikuese në vitin 2009 ishte në 62, ndërsa vjedt ishte në 85-in. Serbia e cila në vitin 2006 ishte mirë dhe mbante pozicionin e 45, sivjet ajo mban të 64-in. Është karakterstike se problemet e lirisë së mediave në Serbi kanë të bëjenë më shumë mes vete, apo mes pozitës dhe opizitës. Sa i përket mediave në Luginën e Preshevës, raportet nga terreni na njoftojnë kanë shumë probleme ekonomike dhe financiare, ku kohëve të fundit Serbia ndan  ndihma financiare këtyre mediave në Luginën e Preshevës, por pushteti atje ju ndanë vetëm atyre  mediav që janë të dëgjueshme apo përkrahin aktivtetion e tyre ose partinë e tyre.

“Ajo çka e dallon situatën e mediave në Kosovë, është se gjatë luftës janë vrarë gazetarë, ndërsa tash, nuk vriten, por vazhdon të vritet fjala  e lirë, kërcënohen, pengohen gazetarët në ushtrimin e detyrës profesionale. Nuk është i mjaftueshëm aksesi në institucionet e qeverisë së Kosovës, për të hulumtuar në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Si mund të luftohet krimi i organizuar kur disa nga autoritetet kosovare pengojnë gazetarët të ushtrojnë gazetarinë investigative apo të ndjekin konferencat, sikundër është edhe Kuvendi..”, ka deklaruar z. Basile.

Njeriu numër një i “Reporterëve pa kufi” për Europën, z.Basile duke folur për rolin e mediave shton: “Prandaj, unë kërkoj të hapen dyert për masmediat në Kuvend dhe kudo në institucionet e Kosovës të ndihmohen gazetarët për të kryer profesionin e tyre dhe jo të pengohen, sepse kjo dëshmon demokracinë e atij vendi. Sikur vendet e tjera po ashtu edhe Kosova duhet të respektojnë fjalën e lirë në vend, nëse pretendojnë që një ditë t’i bashkëngjiten familjes së madhe europiane… Le të marrim mësim nga vendet fqinje, ku çdo defekt antidemokratik po paguhet”.

Ndërkohë, gazetarët e Kosovës, përmes organizatave të tyre kanë njoftuar për të bojkotuar sot insitucionet e Kosovës, në shenjë proteste me rastin e Ditës ndërkobëtare të press-it.

SHPËRNDAJE