Jemi dëshmitarë të shumë ngjarjeve të hidhura që po ndodhin kohëve të fundit me protagonistët e skenave muzikore. Gati çdo ditë dalin këngëtarë të rinj, ndërsa ata që tashmë kanë krijuar një bagazh të tyre, si duket (disa prej tyre) nuk po ecin në rrugën e duhur.
Ndoshta popullariteti dhe ndjekja e trendeve botërore bëjnë që edhe ata të marrin shembull këngëtarët e njohur në botë dhe duke u bërë pjesë e kategorive të njërëzve që nuk mund të merren si shembull për të mirë.

Lajmet mbi konsumimin e alkoolit nga ana e këngëtarëve i kemi gati çdo ditë nëpër media. Por, në skenën muzikore a ekzistojnë gjëra më të rënda, të cilat nuk mund të shkruhen dhe të thuhen.

Gazeta panorama, ka intervistuar këngëtarët si: Shota Baraliu, Arkimed Lushaj, Gjyste Vulaj dhe Gold AG.

Disa nga këngëtarët e intervistuar, pranojnë se shumë kolegë të tyre, këngëtarë janë futur siç shprehen ata në rrugë të gabuar.

“I kemi parë me sytë e tanë”, shprehen këngëtarët e intervistuar.

Ata thonë se për fat të keq ka dukuri të tilla në botën e muzikës mbarëshqiptare. Ndërsa sa u përket lëndëve narkotike, ka raste të shumta, por shpresojmë që një ditë të pendohen për atë që bëjnë, sepse më mirë vonë se kurrë, shprehen këngëtarët./Indeksonline/

SHPËRNDAJE