Dy ambasadoret të akredituar në Beograd, ai i Holandes, Loren Luis Stokvis si dhe ai i Austrisë Klemens Koja, kanë vizituar sot komunën e Bujanocit dhe në orët e pas ditës zhvilluan një takim më kryetarin e komunës Shaip Kamberin. Një mision të tillë kanë vazhduar ata edhe në Preshevë. Kryetari Mustafa, i njohu misafirët me problemet e stërmbledhura të shqiptarëve duke filluar nga papunsia, zhvillimi ekonomik e deri te ato të mospranimit të diplomave të Kosovës.

Arditë BEHLULI / Valon BEGZADI

Preshevë, Buajnoc, 24 shkurt/ AIK -Presheva Jone

Prefekti i pushtetit të komunës z.Kamberi, njoftoi për së afërmi në zyrën e tij, të dy ambasadorët për gjendjen aktuale në komunën e Bujanocit dhe problemet me të cilat ballafaqohet Lugina e Preshevës.
Sipas Kamberit, me ambasadorët në fjalë është biseduar edhe për çështjen e hapjes së një fakulteti ekonomik në komunën e Bujanocit si dhe zgjidhjen e problemit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe.

“Kemi biseduar edhe për funksionimin e Trupit Koordinues në komunën e Bujanocit, në proceset e zgjidhjes së teksteve mësimore në gjuhën shqipe komunë tonë”. Prefekti i Bujanocit tha se “normal, qëndrimi i përfaqësuesve të dy vendeve të Bashkimit Evropian, që janë të rëndësishme në komitetin evropian dhe që të gjitha këto çështje duhet të zgjidhen në frymën e BE-së, sepse edhe Serbia është në fazën para integruese në Bashkimin Evropian, dhe unë mendojë që përfaqësuesit e BE-së janë të interesuar që të respektohen të drejtat e pakicave në Serbi”.

Të dy ambasadorët duke faliminderuar kryetarin, Kamberi, për pritjen ata i kanë dhënë mbështetje dhe janë zotuar se do të ngrisinë zërin përmes shteteve të tyre që i përfaqësojnë për të përshpejtuar punën për zgjidhjen e problemeve që i preokupojnë shqiptarët në Serbi. Prefekti i komunës deklaroi, se me ambasadorin e Austrisë, Klemens Koja jemi takuar edhe herëve të tjera, kurse me atë të Holandës, Loren Luis Stokvis është takimi i parë sepse ai është i sapo emëruar nga shteti i tij. Dy ambasadorët e lartë përmendur, para takimit me kryetarin morën pjesë edhe në tryezën e organizuar në Shtëpinë e Kulturës  në Bujanoc, e cila kishte të bënte, se si të ecim pas përpara pas konfliktit.

Dy ambasadorët e akredituar në Beograd, ai i Austris Klemer Koja, dhe Holandës Lorens Luis Stokvis, kanë qëndruar sot në Preshevë, me çrast janë takuar me kryetarin e Komunës Ragmi Mustafa. Temë e takimit të sotëm ishte situata aktuale politike dhe ajo e sigurisë në komunën tonë si dhe zhvillimi ekonomik. Ndërkaq si temë e veçantë ishte paralajmërimi i fillimeve të bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe ndikimi i shqiptarëve në këto bisedime.

Fillimishtë Mustafa, i njohu misafirët me problemet e stërmbledhura të shqiptarëve duke filluar nga papunsia, zhvillimi ekonomik e deri te ato të mospranimit të diplomave të Kosovës. Ndërkaq që rë dy ambasadorët thanë se janë në dijeni të shumë problemeve që janë në këtë rajon, dhe premtuan se me një ndikim të tyre në qeverinë serbe ato mund të tejkalohen me bisedime të ndërsjellta.

Ambasadori holandez gjithashtu bëri të ditur se në momentin që Serbia do ta bëjë aplikimin e saj për hyrje në BE, atëher Evropa do ta ketë parasyshë edhe gjendjen e pakicave që jetojnë në këtë shtetë, kurse Komisioni Evropjan është duke e pregaditur edhe një raportë për pozitën e pakicave e që do të ketë ndikim shumë të madhë në pranimin e kandidurës. Ambasadori i Austrisë ka qëndruar në Komunën e Preshevës edhe dy herë të tjera, kurse për atë të Holandës kjo ishte vizita e parë

 

SHPËRNDAJE