Ne duhet të bëjmë të njejtën gjë edhe sot. Pra, ne vazhdimisht duhet t’ua kujtojmë zyrtarëve amerikanë se nuk është arritur barazia e plotë që është premtuar për shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Kosova është shtet i pavarur sot, por ende ka probleme, sepse kufijtë nuk po kontrollohen nga shqiptarët. Por ndoshta kjo duhet të ndodhë sepse më 1956 Lugina e Preshevës u aneksua ilegalisht nga Serbia. Lugina e Preshevës ishte pjesë e Kosovës.

 

25 vjet më parë, më 15 Korrik të vitit 1987, u paraqit për herë të parë në kongresin amerikan një rezolutë për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Autori i rezolutës ishte anëtari i atëhershëm i Dhomës së Përfaqësuesve Joe Dioguardi.

Rezoluta 162 u mbështet nga 57 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuese. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ish ligjvenësi, Joe Dioguardi, sot kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që lobon për çështjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara, thotë se megjithëse në 25 vitet e fundit janë shënuar përparime të shumta, puna ende nuk ka mbaruar.

Kjo ishte një mundësi për t’i njohur jo vetëm ish anëtarët por edhe ligjvenësit e tanishëm të Dhomës së Përfaqësueve se çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur. Pa dyshim që ka pasur përparim. Këtë muaj në fakt është 25 vjetori i rezolutës së parë për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi që unë paraqita si anëtar i kongresit në korrik të vitit 1987. Kjo është rezoluta 162 e cila u mbështet nga 57 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve. Është e rëndësishme që njerëzit të dinë punën që ne kemi bërë për çlirimin e Kosovës në vitin 1992 dhe pastaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara më 17 Shkurt 2008. Kjo rezolutë çoi në organizimin e seancës së parë për çështjen e shqiptarëve në fund të vitit 1987. Unë jam krenar për punën që kam bërë si ligjvenës, por edhe tani si ish ligjvënës. Është e rëndësishme t’ua kujtojmë amerikanëve se puna ende nuk ka mbaruar. Duhet t’i jepet më shumë siguri popullatës shqiptare në Ballkan. Nuk ka të drejta të barabarta për shqiptarët në Maqedoni ose për ata në Luginën e Preshevës. Kemi çështjen e Malit të Zi që po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian ndërkohë që ka torturuar 14 shqiptarë, 3 prej të cilëve shtetas amerikanë. Kjo është një çështje që të paktën duhet të shikohet nga qeveria e këtij vendi para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe ne jemi duke e ndjekur këtë.

 

Qëndrimi i Departamentit të Shtetit, për shkak të problemeve të shumta të pazgjidhura në pjesë tjera të botës si në Afganistan, Lindjen e Mesme dhe Korenë e Veriut, ashtu si 25 vjet më parë, është ruajtja e status kuosë. Problemi atëherë ishte se ata shkëputën çështjen e të drejtave të njeriut nga objektivat e rezolutës tonë. Prandaj në rezolutat dhe dëshmitë e mija duhej t’ia kujtoja Departamentit të Shtetit se të drejtat e njeriut gjithmonë kanë qenë pjesë integrale e politikës sonë të jashtme. Ne duhet të bëjmë të njejtën gjë edhe sot. Pra, ne vazhdimisht duhet t’ua kujtojmë zyrtarëve amerikanë se nuk është arritur barazia e plotë që është premtuar për shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Kosova është shtet i pavarur sot, por ende ka probleme, sepse kufijtë nuk po kontrollohen nga shqiptarët. Por ndoshta kjo duhet të ndodhë sepse më 1956 Lugina e Preshevës u aneksua ilegalisht nga Serbia. Lugina e Preshevës ishte pjesë e Kosovës.
“Tani kemi një situatë ku mandatari për krijimin e qeverisë është Ivica Daçiç, i cili ka qenë mik i ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç. Tani kemi një koalicion mes radikalit Tomisllav Nikoliç dhe zotit Ivica Daçiç, që po risjellë në skenë regjimin që ekzistonte nën kontrollin e Millosheviçit. Ne nuk e dimë se çfarë do të bëjnë ata. Problemi është se ata po përpiqen të shpenzojnë më shumë kohë me Rusinë se sa me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. Ky nuk është lajm i mirë për shqiptarët. Ne duhet t’i mbajmë amerikanët të angazhuar. Prandaj, Shirley dhe unë vitin e kaluar u takuam me kryetarin e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Forcat e Armatosura (Howard P.) Buck McKeon për ta njoftuar atë që baza amerikane Bondsteel nuk duhet t’u jepet turqve ose dikujt tjetër. Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë atje për të garantuar fondet që kemi shpenzuar dhe për t’u siguruar që të mos ketë kthim prapa në Kosovë. Shokuese sepse shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë më pak të drejta se sa çdo grup tjetër në Evropë” ka thene Dioagardi per VoA. Është e vështirë të besohet që sërbët kërkojnë autonomi si ajo Ahtisari plus në Kosovën veriore dhe aty ku gjenden kishat e tyre, për të cilën shqiptarët kanë rënë dakord, ndërkohë që shqiptarët në Luginën e Preshevës trajtohen më keq ose njësoj si Hebrenjtë në Gjermaninë naziste. Sërbët duan t’i marrin nën kontroll këto prona. Në Sërbi ky shihet si një territor strategjik. Ata nuk duan që shqiptarët të mendojnë se mund ta bashkojnë Preshevën me Kosovën.

Por ndoshta kjo duhet të ndodhë sepse më 1956 Lugina e Preshevës u aneksua ilegalisht nga Serbia. Lugina e Preshevës ishte pjesë e Kosovës. Kanë kaluar 10 vite që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit pas së cilës shqiptarët dorëzuan armët dhe u bënë pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Tani kemi një koalicion mes udhëheqësve shqiptarë dhe qeverisë së Maqedonisë. Mendimi im është se marrëveshja tani nuk po zbatohet dhe në fakt ka pasur kthim prapa. Kohët e fundit kam dëgjuar se tani nuk do të lejohet përdorimi i gjuhës shqipe në parlament. Sipas Marrëveshjes së Ohrit gjuha shqipe është një nga dy gjuhët zyrtare dhe duhet të përdoret në rajonet ku shumica e popullsisë është shqiptare. Kjo nuk po ndodh. Më pak se për 10 qind e punonjësve në qeveri janë shqiptarë. Duhet të ketë barazi në këtë fushë në mënyrë mos të ketë diskriminim dhe shqiptarët të punësohen në qeveri. Është e patolerueshme që dhjetë vjetë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit qeveria e Maqedonisë nuk e ka zbatuar atë.

SHPËRNDAJE