Këngëtarja e famshme Shakira, ka publikuar këngën më të re me titull ‘Me enamore’, që në shqip do të thotë ‘U dashurova’.  Shakira si gjithmonë me stil të njëjtë, nuk ka dalë jashtë asaj që pritet nga ajo.

 

Në këtë videoklip Shakira tregon sesi ndiheshe ajo e dashuruar dhe çdo vajzë apo djalë i dashuruar bëhet pjesë e këtij videoklipi, pasi do e kuptojnë më së miri. E veçantë e klipit është fakti se Shakira luan dhe argëtohet me një person që ajo nuk e tregon deri në fund të këngës dhe më pas shfaqet mashkulli që ajo dashuronte.

Në atë moment kuptuam se mashkulli që e prekte këngëtaren ishte partneri i saj, futbollisti Pique, shkruan intv.al. Në videon e këngës që e ka publikuar edhe në facebook, Shakira ka vënë mbishkrimin “Kjo është videoja ime e re e këngës ‘U dashurova’ me të ftuari yllin tim të preferuar” që ia ka dedikuar Piques.

SHPËRNDAJE