Dikur praktiknte…tani pornostar !

Shtypi botëror po flet për Sammie dhe ecurinë e karrierës së saj profesionale. Nga kolegji dhe studimet për ligj, me ëndrrën në sirtar për t’u bërë avokate, bjondja provokuese ka përfunduar në kinematografinë me drita të kuqe.

Një sektor që paguan mirë dhe menjëherë për ata që si ajo kanë nevojë për para.

Dhe sot, pak më shumë e pasur dhe më pak e veshur cilësohet kështu: një star i kinemasë me drita të kuqe, në Porn Valley, Kaliforni.

Gjithçka do kalonte në qetësi, nëse Sammie nuk do kishte qenë në të shkuarën një prej praktikanteve të Clinton.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për të shoqin Bill (Sammie betohet se nuk e ka takuar kurrë), por për të shoqen Hillary.

Në verë të 2006, kur Sammie studionte ligj në kolegj, takoi politikanen amerikane në një banket dhe i kërkoi të kryente praktikën në zyrat e saj.

Atë verë, siç tregojnë foto e publikuara në faqet e internetit të mediave amerikane, Sammie Spades punoi me Hillary në zyrat e saj në Buffalo, NY.

Por praktika në shtëpinë e Clinton nuk mjaftoi për të bindur Sammie të vazhdonte studimet dhe të kërkonte një vend punë në një zyrë ligjore, siç edhe vetë ajo thoshte të bënte.

Pas disa vitesh, Sammie e pa vetën të detyruar të brasktisë fakultetin e ligjit për t’u futur në karrierën e saj të re si pornostar.

“Nuk mendoj se Hillary do ishte e lumtur”, është shprehur ajo për “Daily Mail”.

Por popullariteti dhe fansat nuk i mungojnë dhe kjo është e dukshme në FB dhe Twitter, por titujt e filmave të saj janë më pak vizionar: “Big Butts Like It Big n.8” apo “White Bubble Butts n.4


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni