Digjen objektet përreth pikës kufitare në Bërnjak

Ushtarët amerikanë bllokojnë rrugën në Leshak

(I plotësuar) – Ekstremistët serbë, para pak çastesh kanë djegur objektet për rreth pikës kufitarë mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak. Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se nga pika kufitare Jarinje, e cila është djegur pas orës 19.00, janë tërhequr edhe forcat e KFOR-it. – Pika kufitare në Jarinje vazhdon të digjet, ndërkohë që rreth orës 20:00 pjesëtarët amerikanë të KFOR-it kanë bllokuar rrugën në drejtim të Mitrovicës.

Ata kanë bllokuar rrugën me automjete të rënda ushtarake, saktësisht në afërsi të Leshakut, ndërkohë që nuk lejojnë të kalojnë askënd në këtë drejtim.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se edhe në pikën kufitare në Bërnjak ka pasur tentim për djegie, por që një gjë e tillë është pamundësuar nga pjesëtarët e KFOR-it francez.

* * * * * *

Agjencia Tanjug e cila ka raportuar se po digjet edhe pika kufitare 31, e ka tërhequr lajmin.

– Pas djegjes së pikës kufitare 1 në Jarinje, terroristët serbë ia kanë vënë flakën edhe pikës 31 në Bërnjak. Sipas mediave serbe, në vendin e ngjarjes, shumë me vonesë, kanë arritur trupat ushtarake të KFOR-it amerikan. Ata kanë bllokuar rrugën prej pikës kufitare të Jarinjes drejt Mitrovicës.

* * * * * *

Serbët e rebeluar vazhdojnë të gjuajnë me armë. Përveç njerëzve që si shënjestër kanë posaçërisht Policët e Kosovës, mësohet se ata kanë shtënë me armë edhe ndaj helikopterëve të KFOR-it.

Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi se sot në veri të Kosovës është gjuajtur me armë zjarri mbi një helikopterë të paqeruajtësve kroat që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Mirëpo fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të plagosur. Pilotët kroatë dhe stafi tjetër nuk e kanë vënë re se mbi ta është shtënë me armë. Ministria kroate e Mbrojtjes gjithashtu tha se helikopteri i saj ishte duke kryer transportin e mallrave dhe njerëzve.

* * * * * *

Dhjetëra automjete të blinduara të KFOR-it gjerman, të cilat për disa orë ishin të stacionuara te vendi i quajtur “Kërrshi i Dudës” në veri të Mitrovicës, i kanë thyer barrikadat e vëna nga grupet ekstremiste serbe dhe janë nisur në drejtim të pikës kufitare Jarinje, për t’u shkuar në ndihmë pjesëtarëve tjerë të KFOR-it për të vënë rendin dhe ligjin në këtë pikë kufitare.

* * * * * * *

Një grup i terroristëve serbë kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të pikës kufitare në veri të Kosovës. Terroristët e shumtë serbë nuk janë penguar aspak të ia vënë flakën pikës kufitare.

Serbët që kanë djegur pikën kufitare kanë qenë të veshur me maska në kokë. Ata kanë demoluar pikën, dhe më pastaj ia kanë vënë flakën. Mësohet se ka pasur edhe shkëmbim zjarri.

Rreth orës 19:00 serbët e revoltuar i kanë vënë flakën pikës kufitare 1 në Jarinje të Leposaviqit. Ndërsa djegia e pikës ende po vazhdon.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni