Tronditet SHBA, rasti i dytë i kanibalizmit brenda pak ditësh

Një student amerikan nga Maryland, ka pohuar për policinë se ka vrarë shokun e dhomës, e më pas i ka ngrënë zemrën dhe pjesë të trurit. Lajmi tronditës është publikuar nga mediat amerikane, pak ditë pas rastit kanibalesk të ndodhur në Miami.

Kinyua Alexander, një afro-amerikan 21- vjeçar, student në “Morgan State University” të Baltimorës, është arrestuar nga policia pas denoncimit të të vëllait, i cili kishte gjetur në shtëpi kokën dhe duart e një njeriu.

Viktima është identifikuar si Kujoe Bonsafo Agyei-Kodie, 37 vjeç. Ai ishte zhdukur që prej së premtes së javës së kaluar. Studenti kanibal i ka rrëfyer detajet e tmerrshme mbrëmjen e djeshme dhe ka pranuar krimin. Ndërkohë të shtunë

SHPËRNDAJE