DREJTPËSËDREJTI NGA STRASBURGU:

*Dick Marty:  kam dëshmitarë të gjallë. * Deputeti shqiptarë,Shpëtim Idrizi: raporti i Martiyt në KiE është i mbështetur nga Serbia dhe Rusia. *  Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nesër vjen në Strasburg * Delegacioni nga Kosova në Starsburg vetëm fizikisht..* Në orën 16-të votohet pro e contra raportit/rezolutës për Kosovën * Në ora 18 është paraparë një press konfrence me Dick Marty.

Nefail MALIQI
Strasburg, 25 janar / AIK-Presheva Jonë

Paralamentarët evropian të KE përkrahin në parim raportin e Dik Martyt

Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian sesionin  wevetë të filluar sot në orën 10-të po debaton për raportin e Dik Marti, i cili pretendon që Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” ta akuzojë për “trafikim të armëve dhe të organeve njerëzore” Në punimet e sotme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është vënë për diskutim raporti i raportuesit të posaçëm të këtij mekanizmi, Dick Marty, për, siç është thënë, “trafikim të paligjshëm organesh nga një grup i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Gjatë sesionit të sotëm Kosova do të përfaqësohet nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Ibrahim Gashi. Por për AIK “Presheva jonë”  znj. Catherine Becarmin, zyrtare nga perlamenti Evropian në Stasbrug “ata nuk do të kenë të drejtë të fjalës”, por is duket  është arritur një marrëveshje me Shqipërinë që të ketë një kundërpërgjigje ndaj raportit të Dik Martit.

Duke rikujtuar fillimisht rrethanat që kanë nxitur këtë raport, e që kishin të bënin me pohimet e ish-kryeprokurores së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, Carla del Ponte, Marty në paraqitjen e tij tha se “raporti nuk ka të bëjë fare me statusin politik të Kosovës, nuk ka të bëjë me raportet midis Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë mënyrë nuk është kundër popullit kosovar dhe atij shqiptar”.

Dick Marty:  kam dëshmitarë të gjallë

“Kur u publikua ky raport, e kam nënvizuar se duhet të lexohet me kujdes dhe fjalët duhen kuptuar ashtu siç janë shkruar dhe pa nënkuptime të tjera”, ka thënë Marty, duke vlerësuar se, bazuar në raportimet e mediave dhe reagimeve të politikanëve, ky rekomandim i tij është injoruar. Është e vërtetë se në raportin tim do të mund t’i shmangia emrat, por pastaj do të bëja një vlerësim të përgjithshëm dhe i gjithë kombi do të mund të fyhej. E vërteta dhe sinqeriteti intelektual, respekti për popullin kosovar dhe familjet e viktimave kërkojnë nga ne që gjërave t’u themi me emër. Këta emra janë emra që janë cituar për shumë vite në dokumentet që janë hartuar nga forcat policore, nga shërbimet sekrete të disa vendeve, për të mos përmendur edhe artikujt e gazetave që janë shkruar nga gazetarë shumë të respektuar”, ka tha në fillim të debatit z.Dick Marty.

Në debatin që po mbahet në Këshillin e Evropës, shumica e debatuesve të disa vendeve anëtare të Këshillit të Evropës po përkrahin në parim raportin e Dik Martit dhe po kërkojnë që këto pretendime të shfaqura në raportin e këtij raportuesi të verifikohen dhe të hetohen me profesionalizëm të lartë.  Deri më tash kanë folur përfaqësues të Francës, Monakos, Rusisë, Gjermanisë, Portugalisë, Slovenisë e etj.  Përveç deputetit nga Franca i cili hodhi poshtë shumicën e pretendimeve të raportit të Martit.  Deri më tash janë paraqitur disa amandmane të ndryshme të cilat pritet të votohen ose të harmonizohen në një projektrezolutë të përbashkët të Këshillit të Evropës.

 

Deputeti shqiptarë Shpëtim Idrizi: raporti i Martiyt në KiE është i mbështetur nga Serbia dhe Rusia

Siq kemim njoftuar më aprë pohimet në këtë raport janë kundërshtuar ashpër nga Prishtina zyrtare, e veçanërisht nga kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, emri i të cilit është përmendur në të, duke e ndërlidhur me akuzat për “trafikim organesh, kontrabandim armësh dhe narkotikësh, Eshtë e pajustifikueshme që të çmitizojmë luftën e kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me akuzat për trafik organesh gjatë kohës së saj. Një fakt të tillë, deputeti shqiptar Shpëtim Idrizi, sapo e ka deklaruar gjatë fjalës që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ku është duke u diskutuar raporti i raporterit Dick Marti për akuzat e tij në lidhje me trafikun e organeve, që pretendon se e kanë kryer luftëtarët kosovarë ndaj atyre serbe të vrarë.

“Po, kemi gjetur dëshmitarë, po, ata janë dëshmitarë kredibilë, ata na e kanë mundësuar të jemi të saktë dhe pikërisht kjo frikëson qarqe të caktuara”, ka thënë Marty, duke mohuar se këta dëshmitarë kanë ndonjë lidhje me serbët apo me rusët dhe janë njerëz që e duan vendin e tyre, Kosovën.

Dëshmitarët janë shumë të frikësuar dhe nuk i besojnë drejtësisë vendore apo asaj ndërkombëtare dhe në këtë rrafsh, Marty i kushtoi një vëmendje të posaçme programit për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, çështje kjo e cila do të diskutohet në punimet e së mërkurës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Po, kemi gjetur dëshmitarë, po, ata janë dëshmitarë kredibilë, ata na e kanë mundësuar të jemi të saktë dhe pikërisht kjo frikëson qarqe të caktuara. Dëshmitarët janë shumë të frikësuar dhe nuk i besojnë drejtësisë vendore apo asaj ndërkombëtare dhe në këtë rrafsh. Rezoluta dhe raporti, që bëjnë thirrje për hetime, janë akte të drejtësisë dhe respekt për ata burra dhe gra që jetojnë në këtë vend të vogël, i cili tashmë ka vuajtur kaq shumë”, tha në fund Marty, duke porositur se drejtësia nuk mund të vihet në vend pa të vërtetën…

SHPËRNDAJE