Diaz dëshiron fëmijë me Alex

(AIK-Presheva Jone)

Cameron Diaz dëshiron të krijojë familje! Burime të afërta me aktoren thonë se ajo tashmë ka folur për të pasur fëmijë me të dashurin Alex Rodriguez, por ai i injoron ato. Alex tashmë ka dy vajza, Natasha, gjashtëvjeçare, dhe Ella, dyvjeçare.

“Cameron i do fëmijët e Alex. Ajo është natyrale me të vegjlit. Sikur ajo të jetë lindur për të qenë nënë. Ajo i ka ato instinkte amësie. Cameron gjithmonë ka dashur të ketë fëmijë dhe kjo është lidhja e parë në të cilën ka qenë e përfshirë ajo dhe ku ka fëmijë të përfshirë. Fëmijët e tij e duan atë. Dhe ajo nuk shqetësohet. Kjo i jep një shtytje për të qenë shtatzënë. Alex kënaqet gjatë kohës së tij me të dhe fëmijët. Ai nuk shikon më shumë se sa sot. Ai as nuk është i sigurt nëse dëshiron të martohet përsëri”, ka thënë burimi.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni