Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë mbi bazën e Dokumentit të Presidentit Ahtisaari, sepse ky dokument përbën një ofertë të mirë për qytetarët serbë të Kosovës. Megjithatë, ai ka pranuar se Kosova ka hyrë në këto negociata pa konsensus dhe pa përgatitje të duhur.

Ç’është e vërteta, janë arritur disa marrëveshje – konkluzione, të cilat nuk po respektohen nga Serbia”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për gazetën Shekulli. Kryeparlamentari Krasniqi po ashtu ka vlerësuar se përkundër faktit që, komuniteti ndërkombëtar në Kosovë ka bërë punë të mira, të cilat për qytetarët e Kosovës kanë krijuar favore dhe perspektiva të shumta – bashkësia ndërkombëtare, sipas tij, gjatë gjithë këtyre viteve ka ndjekur politika së paku të dyfishta, një politikë për shqiptarët e një tjetër për serbët.

SHPËRNDAJE