Di Mateo: Rezultat i shkëlqyeshëm për ne

Trajneri i Çelsit, Roberto Di Mateo ka lavdëruar tërë skuadrën e tij për fitoren e arritur kundër Barcelonën (1:0) në ndeshjen e pare gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ky është një rezultat i shkëlqyeshëm për ne. E kemi ditur se do të jemi të detyruar të mbrohemi shumë për të nxjerrë një rezultat të këtillë çfarë e kemi dhe kjo është një përparësi për ndeshjen e kthimit. E kemi ditur se ata do të kenë shumë më tepër topin në zotërim dhe për këtë arsye i këshillova futbollistët që të shfrytëzojnë çdo zotërim të topit për presion dhe krijim të rasteve para portës kundërshtare. Sonte fitoi kolektivi, jo veprimi i një individi. Drogba ishte në kohën e duhur në vendin e duhur. Kjo nuk është fitorja ime, por fitore e skuadrës, e cila tregoi guxim kundër njërës prej skuadrave më të mira në botë”, është shprehur pas ndeshjes timonieri i Çelsit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni