largea_dimaria1407008869Është mbyllur praktikishta akordi që do të çojë Angel Di Marian nën hijen e Kullës “Eifel”. Siguron për këtë “Bein Sports”, rrjeti televiz që është jashtëzakonisht i mirëinofrmuar për çështjet e sheikëve dhe i ka paraprirë në të kaluarën disa prej transferimeve të më të bujshme sipas të cilit Reali i Madridit dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshjen përfundimtare. Duke marrë në konsideratë kufizimet që janë imponuar nga fair-play financiar dhe sanksionet që rrijnë pezull mbi klubin francez, Di Maria do të largohet me një formulë të veçantë, do të huazohet për një vit për 10 milionë Euro dhe në fund të kësaj periudhe blerja përfundimtare e tij do të jete e garantuar nga PSG për 70 milionë Euro.

Në këtë mënyrë francezët do të evitojnë telashet me fair- playn financiar. Tashmë pritet vetëm hedhja e firmave dhe Di Maria që është me pushime do të mund të bashkohet menjëherë me skuadrën e tij të re. Falë operacionit që në total kap shifrën e 80 milionë Eurove argjentinasi do të kthehet në blerjen më të kushtueshme të historisë së Paris Saint-Germain duke i kaluar 64.5 milionë Eurot që u paguan verën e kaluar për Edinson Cavanin.

SHPËRNDAJE