Dhuroi spermën për të paguar shkollën, rezulton babai biologjik i 75 fëmijëve

Kur avokati 33 vjeçar Ben Seisler vendosi për të dhuruar spermën e tij tek “FairfaxCryobank” në Virxhinia me qëllim që të garantonte pagesën për studimet në “George Mason Univeversity”, nuk e kishte menduar se do të vinte një ditë kur do të mësonte se është babai biologjik i 75 fëmijëve, pa numëruar ata që janë në proces ende e që shifra mund të shkojë deri në 120 të tillë. Kjo në fakt është historia e zbuluar nga dokumentari “Style Exposed: Sperm Donor” që u zhvillua në 27 shtator në televizionin amerikan “Style Network”. Avokati u njoh direkt me dy prej fëmijëve të tij, një mashkull 7 vjeç dhe një femër 4 vjeçare, të lindur nga një nënë beqare nga Seattle e cila përdori spermën e Sisler për të mbetur shtatzënë. Për të arritur deri tek identifikimi i fëmijëve mjaftonte që televizioni të shikonte kodin e spermës së dhuruar dhe më pas të shikonte gratë që kishin ngelur shtatzënë duke përdorur këtë spermë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni