DEZERTERËT PARTIAKË NUK I SHËRBEJNË ASKUJT

Arsyet e largimit të Shefket Jakupit të bërë publike nëpër disa portale informative, nuk qëndrojnë aspak. Largimin nga partia sekretari nuk mund ta arsyetoj me përgjegjësinë ndaj elektoratit, kinse sipas tij nuk e kanë dhënë votën, për të mbetur në opozitë.

 

Lëvizja e Progresit Demokratik, largimin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, e vlerëson si një proces normal të jetës sonë politike plurale.

 

Nga subjektet e mëdha e të organizuara mirë, është krejt e natyrshme të shkëputen grupe individësh e madje edhe funksionerësh për t’iu bashkangjitur ndonjë subjekti tjetër politik, ose për të krijuar ndonjë subjekt tjetër të ri.

 

Arsyet e largimit të Shefket Jakupit të bërë publike nëpër disa portale informative, nuk qëndrojnë aspak. Largimin nga partia sekretari nuk mund ta arsyetoj me përgjegjësinë ndaj elektoratit, kinse sipas tij nuk e kanë dhënë votën, për të mbetur në opozitë.

 

Ne kemi shumë parti politike opozitare jo vetëm në rajonin e Luginës së Preshevës, por edhe më gjerë, të cilat nuk e kanë tradhtuar votën e elektoratit, por përkundrazi me dinjitet i kanë shtruar kërkesat  e tyre në parlament.

Nuk është aspak e drejtë dhe e moralshme të thuhet se për “interesa individësh nuk do të qëndrojë në këtë subjekt politik në rolin e opozitës”.

 

Shefket Jakupi, ka qenë më i përkëdheluri dhe më i priviligjuari në LPD. Që nga viti 2002, ai, ka gëzuar postin e sekretarit të përgjithshëm të këtij subjekti politik, po ashtu që nga viti 2002-2008 ka qenë anëtar i Këshillit Komunal si dhe sekretar në Komisionin Zgjedhor Komunal e komisione të tjera të panumërta.

 

Shefket Jakupi, nuk ka cka të brengoset për elektoratin e LPD-së, nga se ai ka vite që jeton në Gjilan dhe kryen disa punë profesori e kontabilisti në Bujanoc dhe për interesa të ngushta personale është në gjendje të kaloj prej një partie në tjetrën pa ndonjë problem.

 

Dezertorët partiak nuk i shërbejnë asnjë partie politike, të cilat përkundrazi do të lirohen nga njerëzit e tillë, të cilët janë mësuar me shantazhe të ndryshme t’i bllokojnë proceset politike për interesa personale.

 

Lëvizja e Progresit Demokratik, nuk e ka “sefte” dukurinë e dezertizmit. Nga ky subjekt janë larguar edhe individë si ky Shefket Jakupi, por LPD asnjëherë nuk është lëkundur, por ka dalë më e konsoliduar dhe më e fortë në fushën e realizimit të veprimtarive me interes qytetar e kombëtar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni