Dr. DESTANI: Dacic dhe Thaqi e kanë izoluar Luginën e Preshevës

INTERVISTË ME z.SKENDER DESTANIN KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK TË LUGINËS  (BDL)

Shiqoni,pushteti lokal është dashur që në Kuvendin Komunal pas përfundimit të vitit të aprovojë  planin financiar për investime kapitale,një gjë të tillë ka pasur kohë ta bëjë por nuk e ka bërë,të gjitha punimet të cilat janë duke u bërë po bëhen pa vendin të kuvendit ,kjo është në kundërshtim me statusin e Komunës së Preshevës,këtu e kemi një shembull shumë të mirë të pushtetarëve  ku tregojnë qartë se nuk rrespektojnë as ligj,as status as asnjë gjë dhe se për interesa personale apo grupore janë duke e hargjuar lekun apo dinarin e qytetarëve të Luginës së Preshevës,tha ndër tjera lideri i BDL-së Dr.Skender Destani për agjencinë informative Presheva Jonë.

Preshevë,11 Prill

Presheva Jonë : z.Destani,jemi në prag të zgjedhjeve,ku është BDL,a jeni gati, cilat janë aktivitetet e saja ?

Skender Destani : Partia jonë synim kryesorë ka zgjedhjet lokale pasi që faktori politik shqiptarë në Luginë të Preshevës nuk është i unifikuar ka dy mendime të ndryshme,se duhet të mirret pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe se nuk duhet të bërë një gjë e tillë.  Ne jemi të parimit se nëse marrim pjesë në zgjedhje lokale,duhet që të marrim pjesë edhe në ato parlamentare,pasi që vetëm në atë mënyrë mund të arrijë deri te pushteti problemet e qytetarëve të Luginës së Preshevës. Ne si BDL i kemi bërë të gjitha parapërgatitjet,kemi dorëzuar listën me përkrahjen e 1200 votuesve,ndërkohë sa i përketë koalicionit për zgjedhje paralamentare kemi arritur mjaft sukses deri tash cka mendoj se deri me datën 20 të këtij muaji kur edhe është afati i fundit të dorëzohen nënshkrimet e nevojshme.
Presheva Jonë :  z.Destani a jeni optimis se do të keni sukses këto zgjedhje ?

Skender Destani :  Unë jam më se i sigurtë se shumica e shqiptarëve janë pro pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare që ta kenë përfaqësuesin e tyre dhe besoj se do të jemi në gjendje që së paku ti mbledhim 15 mijë vota ?

Presheva Jonë :  z.Destani si e vlerësoni situatën aktuale në Luginë të Preshevës pas bisedimeve,dikur thoshim se situata po mbetet në vend dhe nuk po ka lëvizje para,tash me sa duket kemi filluar të bëjmë hapa prapa ?

Skender Destani :  Ne në fillim në aspektin parimorë i kemi përkrahur bisedimet teknike Kosovë-Serbi,por më vonë ujditë apo marrveshjet të cilat kanë ardhur kemi parë se të gjitha kanë qenë në dëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe jemi të hidhëruar mjaftë me veprimet e qeverisë së Repubikës së Kosovës të cilët me vetë faktin se kanë vendosur taksë për shqiptarët  Luginës së Preshevës,megjithsëse ato janë për të gjithë qytetarët ato paguhen vetëm nga shqiptarët. Ne nuk duhet të harrojmë kurr se për atë pavarësi të Kosovë kontribut të vecantë kanë dhënë edhe qytetarët e Luginës së Preshevës dhe ky kontribut nga ana e kësaj qeverie  e cila pretendon se është e popullit ti dënoj shqiptarët e Luginës së  Preshevës me izolim. Thënë shkurt këto marrveshje sigurishtë se janë në dëm të Kosovës por në dëm të Luginës së Preshevës shkojnë edhe më tepër,përmes jush unë apeloj tek qeveria e Republikës së Kosovë që ato taksa të hiqen sa më shpejtë sepse po e mbyshin jetën e qytetarëve të Luginës së Preshevës,këto gjëra që po i bëhen shqiptarëve të Luginës i bëjnë vetëm ata njerëz të cilët nuk i dojnë shqiptarët e kësaj Lugine.
Presheva Jonë : Cilat janë problemet me regjimin serb,dhe si i vlerësoni aktivitetet e fundit (spektakolare) të ministrit të brendshëm serb Ivica Dacic i cili tani më është edhe kandidat për president ?

Skender Destani : Unë nuk kam pritur kurr ndonjë gjë më të mirë nga pasardhësi më i denjë i Millosheviqit dhe politikës së tij,ai e ka në shpirtë antishqiptarizmin dhe ato akte të cilat i bënë gjithë e sidomos së fundmi them se i ka kryekëput për fushatë. Dacici kurr në politikën e vetë nuk ka menduar për të mirën e shqiptarëve. Unë besoj se pas këtyre zgjedhjeve në serbi partia Socialiste serbe do të dështoj dhe Ivica Dacici do të tërhiqet nga politika.

Presheva Jonë : Cilat do të jenë premtimet tuaja gjatë fushatës për qytetarët,a do të ofroni sic po dëgjohet “një thes miell për një votë“ ?

Skender Destani :  Këto zgjedhje lokale do të jenë shumë të vështira,pasi që partitë e kanë filluar fushatën me premtime të parealizueshme dhe qështja e ulët sociale mundëson që të bëhen manipulime apo edhe degradime të personaliteteve të njerëzve,ne BDL-ja asnjëherë nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe kurr nuk do ta bëjë. Blerja e votës kurr nuk ka qenë metodë e politikës së Luginës së Preshevës por fatkeqësishtë sot ajo ekziston dhe vepron. Unë apeloj qytetarët që të mos bien pre e këtyre shpirtë ligëve të cilët pa fije morali mundohen që ta ulin dinjitetin e e qytetarëve.
Presheva Jonë : Si i vlerësoni aktivitetet e fundit të partisë në pushtet nëpër terren,ku po punohet me një intensitet të pa parë gjatë këtyre 4 viteve ?

Skender Destani :  Shiqoni,pushteti lokal është dashur që në Kuvendin Komunal pas përfundimit të vitit të aprovojë  planin financiar për investime kapitale,një gjë të tillë ka pasur kohë ta bëjë por nuk e ka bërë,të gjitha punimet të cilat janë duke u bërë po bëhen pa vendin të kuvendit ,kjo është në kundërshtim me statusin e Komunës së Preshevës,këtu e kemi një shembull shumë të mirë të pushtetarëve  ku tregojnë qartë se nuk rrespektojnë as ligj,as status as asnjë gjë dhe se për interesa personale apo grupore janë duke e hargjuar lekun apo dinarin e qytetarëve të Luginës së Preshevës. Unë mund të ju them se cdo punim i cili është duke u punuar në mënyrë antiligjore dhe jo të drejtë pas zgjedhjeve do të stopohet dhe përgjegjësit do të dalin para gjyqit. Do të thoja se edhe fusha e punësimit është e degjeneruar dhe e pakontrolluar dhe se në ambulancë e televizion por edhe nëpër institucione tjera ka të punësuar të panevojshëm cka pas zgjedhjeve këto punësime,në aspektin profesional dhe të nevojës do të rishikohen.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni