largea_1101405283753Nëse nuk e keni kaluar testin e vozitjes për herë të parë mos u merakosni pasi që ka edhe më keq.

Një grua në Londër ka dështuar ta kalojë testin teorik për 110 herë.

Kjo do të thotë që 28 vjeçja ka shpenzuar 3,410 funte për t’u futur në teste dhe ende mban mësim për të kaluar atë.

Testi teorik kushton 31 funte dhe përmban pyetje të ndryshme me alternativa.

Megjithatë kjo nuk është e vetmja pasi që edhe një burrë 30 vjeç ka ngecur në këtë test duke dështuar 86 herë e një tjetër kaloi me të 80-n.

E në anën tjetër, rekordi i dështimeve në testin praktik mbahet nga një 40 vjeçar që kaloi për herën e 38-të.

Teksa rekordi vazhdon të përkeqësohet një zyrtar i lartë për dhënien e patentë shoferëve ka thënë: “Është kyçe që shoferët të tregojnë se kanë aftësitë njohuritë dhe qëndrimin e duhur për të vozitur sigurt”.

SHPËRNDAJE