DËSHMORËT NUK GUXOJMË TI ÇOJMË PRAPA PERDEVE

Iniciativa për ngritjen e Varrezave të Dëshmorëve të UÇPMB-së dhe Lapidarit për veprën e tyre Madhore, është një Obligim i patjetërsueshëm Kombëtar e Moral.  I takon OVL të UÇPMB-së të marrë këtë Iniciativë në Koordinim të plotë me Familjet e Dëshmorëve dhe faktorët e tjerë relevant.

 

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

Preshevë, 08. 4. 2011

Iniciativa për ngritjen e Varrezave të Dëshmorëve të UÇPMB-së dhe Lapidarit për veprën e tyre Madhore, është një Obligim i patjetërsueshëm Kombëtar e Moral.  I takon OVL të UÇPMB-së të marrë këtë Iniciativë në Koordinim të plotë me Familjet e Dëshmorëve dhe faktorët e tjerë relevant.

Nuk guxon askush, as kombëtarisht as moralisht, të marrë Iniciativa të tilla madhore për Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pa u definuar gjërat deri në detajet më të imta. Nuk guxon askush i nivelit dytësor e tretësor, ti jep primat vetes së tij për të “rregulluar” hesapet e mëdha Kombëtare, sepse shumë shpejtë do të merret vesh për gabimet e rënda të cilat vështirë se do të mundë të përmirësohen nesër.

Në gjithë Botën këto akte madhore rregullohen krejt ndryshe nga ajo që është filluar të bëhet mbi fshatin Rahovicë. Lapidarët dhe Varrezat e Dëshmorëve vendosen dhe ngriten në epiqendra të territoreve të caktuara, territore për Lirinë e të cilit është bëra ajo Kryengritje, është organizuar ajo Luftë e Armatosur, aq më parë kur edhe pas përfundimit të po asaj Lufte ato Troje kanë mbeteur ende të okupuara nga po i njejti okupator.

Dëshmorët tanë Luftuan dhe Ranë për Lirinë e tërë Luginës së Preshevës, nuk ranë vetëm për një pjesë të saj dhe në rastin tonë Monumente të tilla Historike duhet të ngriten sa më në Lindje të qytetit të Preshevë, andej autostradës, sepse Lufta e Dëshmorëve dhe e neve të tjerëve së bashku me Ta për Lirinë e Luginës së Preshevës ende vazhdon, sepse ende jemi nën okupim të plotë dhe të rëndë.

 
ORHAN REXHEPI

kryetar i LKSH

[email protected]

Preshevë


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni