Dëshmia e Admir Tafilit: Unë i vrava dy vëllezërit Pjetrushi

 

Po unë i kam varë dy vëllezërit Pjetrushi, kisha kohë që përgatisja vrasjen e tyre. Kështu ka deklaruar para oficerëve dhe drejtuesve të policisë së Tiranës Admir Tafili, i shumëkërkuari i policisë i cili u arratis në Tetor të 2010-ës dhe arratia e tij zgjati deri në 18 mars ku edhe u arrestua në një lokal në kinostudio nga Renea.

Menjëherë pas arrestimit është dërguar ne drejtorinë e policisë së kryeqytetit ku është marrë në pyetje për të zbardhur dhe hedhur dritë për vrasjen e Nik dhe Gjovalin Pjetrushit, dy vëllezërit e Prel Pjetrushit ish-shefit të krimeve në Shkodër.

Gjatë dëshmisë Tafili ka pranuar autorsinë e vrasjes së dy vëllezërve dhe se kishte kohë që i ruantë për të realizuar planin e tij dhe për të marrë hakun e babait. Kështu pesë muajt e arratisjes nga burgu i kanë shërbyer atij të bëjë planin dhe në fund të realizojë vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, pasi ai pretendon se vëllai i tyrë ish-shefi i krimeve në Shkodër Prel Pjetrushi i ka vrarë babain në vitin 2000.

Për këtë arsye ai e ka plagosur ish-shefin e krimeve në vitin 2001 ku edhe është arrestuar dhe dënuar me 24 vjet burg. Por në tetor të 2010-ës një leje dhënë nga drejtoria e burgut të Shën Kollit në Lezhë për nënën e tij të sëmurë ka sjellë edhe arratisjen, vrasjen e dy vëllezërve dhe arrestimin pas disa orësh të ngjarjes në Tiranë nga forcat Renea. Pritet që gjykata e Tiranës të jap masën e sigurisë për Admir Tafilin.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni