Ronaldo përjetë te Reali por dhe Lionel Mesi përjetë te Barcelona. Rinovimit të mundshëm të portugezit me klubin madrilen, Barcelona i përgjigjet në të njëjtën monedhë, duke përpiluar dhe ajo një marrëveshje të re për Lionel Mesin, që do ta mbante Mesin përgjithmone në Katalunjë, duke e shëndërruar në të përjetshme sfidën në primera division mes këtyre dy yjeve të jashtëzakonshëm të futbollit spanjoll.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëspresidenti blaugrana Josep Maria Bartomeu që e cilesoi Leon si shumë të rëndësishëm për katalanasit. Zëvendëspresidenti megjithatë nuk bëri të ditur nëse kanë nisur bisedimet me lojtarin për kontratën e re. Aktualisht Messi ka një pagë prej 11 milion euro në sezon me Barcelonën por nuk dihet nëse marrëveshja e re parashikon një pagë më të lartë se ajo që Reali do t’i ofrojë Ronaldos që duhet të arrijë në 16 milion euro. Përvec Mesit, Barcelona po mendon gjithashtu që t’I ofrojë një post drejtuesit dhe Karles Pujol, kur ky i fundit të vendosë të largohet nga Barcelona.

SHPËRNDAJE