Më 24 maj bëhen plot dy vjet (730 ditë) kur një dorë e zezë gjakatare, nga bashkëpunëtorët e Rankovicit pas shpinde, në mënyrë tinzare i morën jetën e Ing.Isuf Azizit, deputetit, humanistit dhe biznismenit të shquar të Kosovës Lindore i cili drejtonte dy kompanitë “Valoni-Petrol” në Preshevë dhe Prishtinë.

Deputeti, humanisti dhe biznismeni i njohur shqiptarë nga Kosova Lindore Ing.Isuf Azizi, sikur t’mos ishte punëtor apo sikur t’mosi kontribuonte lirisë së Kosovës apo sikur t’mos e ndihmonte UCPMB-në, ai padyshim sot do të ishte gjallë. Isuf Azizi ishte Mic Sokoli i Kosovës Lindore, sepse atij askush nuk guxoi t’i dilte para xhoksit. Sikur t’mos ishte kështu ai nuk do ishte vrarë në mënyrë tinzare, pas shpinde para dy vitesh, pikerisht  sot më 24 maj 2009…Gjatë historisë vetëm burrat dhe trimat janë vrarë pas shpinde nga njerëz të ligë dhe në këtë rast nga bashkëpunonëtorë të Rankovicit ku i ndjeri ishte halë në sy për ta. 

PRESHEVA 730 DITË PA ING.ISUF AZIZIN…

Atentati ndaj deputetit të Preshevës Ing.Isuf Azizi pushtoi përveq mediat shqiptare edhe ato botërore Reuters, AFP, DPA, ATS etj…

Preshevë, 24 maj / AIK-Presheva Jonë

« Deputeti shqiptar nga Lugina e Presheves eshte vrare mbreme pas shpine » është ky titulli gazetës « Shekulli » të Tiranës. Gazeta shqipatre « Shekul.li ka njoftuar se « Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës Isuf Azizi është vrarë mbrëmë para shtëpisë së tij. Autoritetet policore të Vranjës thonë se Isuf Azisi është vrarë rreth orës 23:00, ndërsa hetimet ende janë duke vazhduar.. »

Ndërsa TOP CHANNEL m etitullin e vet « Presheve, ekzekutohet biznesmeni Isuf Azizi » ka raprituar se « Biznesmeni shqiptar Isuf Azizi, keshilltar i Partise Per Veprim Demokratik te Riza Halimit ne Kuvendin e Komunes se Presheves eshte ekzekutuar nga persona ende te panjohur. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22.30 minuta ne Rahovice te Presheves, ne oborrin e shtepise se tij. 44-vjecari, baba i pese femijeve ishte nje figure e njohur jo vetem per angazhimin politik por dhe aktivitetin si biznesmen. Ai ishte drejtori i kompanise Valoni Petrol ne Prishtine dhe Presheve. Nderkohe vazhdojne hetimet per zbardhjen e kesaj vrasjeje. Ngjajshëm knaë raportuar RTK, RTV21, TV i Preshevës, Koha Ditore, Zëri, Kosova Sot, Illyria dhe gjitha mediat e sjkruara dhe elektronike si ne Kosove ashtu edhe ne Shqipëri.

Ndërsa gazeta kombëatre « Bota sot » me titulin « Në Preshevë u vra me atentat deputeti ing. Isuf Azizi » ka shkruar se  « Në një atentat pas shpine u vra drejtori i kompanisë “VALONI PETROL” në Prishtinë dhe Preshevë Në Rahovicë të Preshevës është bërë atentat ndaj ing. Isuf Azizit, drejtor i kompanisë “VALONI PETROL” në Prishtinë dhe Preshevë. Isuf Azizi, 44 vjeç, baba i 5 fëmijëve, u vra në në pritë pas shpine, duke u kthyer mbrëmë vonë nga puna. Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë policia e Preshevës dhe ka konstatur se ky është atentat tinëzar ndaj Isuf Azizit, biznismenit të njohur shqiptar në Kosovën Lindore, njëherësh anëtar i PVD-së. Për këtë vrasje po zhvillohen hetime për denoncimin e rastit… ». Atentatit ndaj deputetit të njohur shqiptarë nga Presheva Ing.Isuf Azizi pushtoi kishte pushtuar jo vetëm mediat shqiptare, por edhe ato botërore nga Bota sot, Koha Ditore, RTK, Top Channel, deri tek mediat ndërkombëatre si Reuters, DPA, AFP, ATS etj…Atnetati kundër Ing.Azizit ishte transmetuar edhe nga mediat serbe, duke ju referuar mediave shqioptare apo botërore.

Serbët kanë fituar betejën rreth koridorit 10-të pas varsjes së Ing.Isuf Azizit

“Preshevë: Vritet politikani Isuf Azizi“ m eket titull ka njoftuar ALSAT se “Isuf Azizi, anëtar i kryesisë qëndrore të Partisë për Veprim Demokratik dhe këshilltar në Komunën e Preshevës, është vrarë mbrëmë para shtëpisë së tij në fshatin Rahovicë të Preshevës. Një sulmues i panjohur, mbrëmë rreth orës 22:30, ka gjuajtur me armë të zjarrit në drejtim të Azizit, derisa ai ishte në oborr të shtëpisë së tij, kanë njoftuar mediat. Sipas B92, Azizi ka qenë pronar i pompës së benzinës “Valoni Petrol”, që gjendet në fshatin Bilaç në Komunën e Preshevës. Zëdhënësja e gjykatës së Qarkut në Vranjë, Vesna Stevanoviq tha se nuk dihen motivet e vrasjes së së Azizit por shtoi se policia intensivisht po punon për pakjen e autorëve dhe ndriçimin e plotë të rastit.”

Deputeti, humanisti dhe biznismeni i njohur shqiptarë nga Kosova Lindore Ing.Isuf Azizi, sikur t’mos ishte punëtor apo sikur t’mosi kontribuonte lirisë së Kosovës apo sikur t’mos e ndihmonte UCPMB-në, ai padyshim sot do të ishte gjallë. Isuf Azizi ishte Mic Sokoli i Kosovës Lindore, sepse atij askush nuk guxoi t’i dilte para xhoksit. Sikur t’mos ishte kështu ai nuk do ishte vrarë në mënyrë tinzare, pas shpinde…Gjatë historisë vetëm burrat dhe trimat janë vrarë pas shpinde nga njerëz të ligë dhe në këtë rast nga bashkëpunonëtorë të Rankovicit ku i ndjeri ishte halë në sy për ta.  Do përkujtuar, se para dy-tri virtesh para ndërtim të “Interspeed” kjo qendër ishte ne epiqendër të mediave në ballkan dhe ndërkombëtare te cilat kanë shkruar me të madhe se «pas Interspeed qëndron i biri i diktatorit serbë Millosheviq, ndërtimin e së cilës e kishte kundërshtuar i ndjeri Ing.isuf Azizi…” i cili u vra fill pas pak muajsh nga persona ende të panjohur. Para vrajses së ing.Isuf Azizi shtypi periodik në fillim të janarit të vitit 2009 kishte shkruar se « deputeti dhe biznsimeni i njohur shqiptar nga Lugina Preshevës Isuf Azizi ka kërkuar largimin e xhandarmërisë serbe si dhe ndërprerjen e punimeve nga bosët e “Interspeedit” të prirë nga Marko Miloshevic… i cili projekt është në kundërshtim me vullnetin e popullatës së Preshevës..Dhe keto qëndrime Komuna dhe Serbia duhet t’i rrespektoj..”. Pra, siq dihet “Interspeed” është kompani beogradase me një të kaluar tejet të dyshimtë. Njeriu i parë i saj, Petar Komlenoviq, biznismen serb (pas të cilit fshihet i biri i kasapit të Ballknait, Mirko Millosheviq, i cili, sipas mediave ndërkombëtare akuzohet për kontrabandë me duhan gjatë periudhës së qeverisjes së të atit. Pra, Komlenoviq, sipas mediave, aktivitetet e tij i ka zhvilluar nën patronatin e të birit të diktatorit serb”

Nuk bën të shkelet mbi gjakun e dëshmorëve

Atdhetari Shefket Hasani i cili i pari i ktheu pukshën Serbisë në Dobrosin si dhe ihs-komandntë tjerë të UCPMB-së i kanë thnënë agjenciës « Presheva Jonë » se krahas luftëtarëve, dëshmorëve tanë të rënë për liri padyshim merita të mëdha ka edhe biznesmeni dhe humanitari i njohur i Kosovës lindore ing. Isuf Azizi i cili u vra në pritë, pas shpine në fshatin Rahovicë nga bashkëpunëtorët e Rankovicit. Ish-koma
ndanti i UCPMB-së z.Hasani dhe bashkëluftëtarët e tij propozuan që intelektualit dhe deputetit të Preshevës Ing.Isuf Azizit t’i ngritet një përmendore në qendër të fshatit Rahovicë, si mirënjohje për meritat dhe angazhimin e tij si strateg luftarak dhe humanitare në Kosovën Lindore. Dhe një mosrealizim i ketij projekti qartë fletë se këtë nuk e mundëson shteti i cili adminsitron aktualisht Preshevën. Për realizimin e kësaj ideje, ngritjen e bustit të Ing.Isuf Azizit komandantët edhe luftëtarët e UCPMB-së kanë konsultuar dhe janë në biseda e sipër me autoritet e Kosovës e cila përmendore në rast se qarqet antishiptare nuk e mundësojnë në vendlindje, ajo mund të realizohet edhe në Kosovë qoftë në Prishtinë apo në kufi mes Kosovën dhe Serbisë, ku do të shkruhet me shkronja të mëdha me mbishkrimin se

« ING.ISUF AZIZI – KJO PËRMENDORE E HUMANISTIT DHE BIZNISMENIT TË NJOHUR SHQIPTARË NGA KOSOVA LINDORE, NUK U LEJUA TË NGRITET NË FSHATIN E TIJ NË RAHOVICË AS NË PRESHEVË NGA SHTETI SERBË DHE BASHKËPUNËTORËT E RANKOVICIT…».

Është e padrejtë dhe e papranueshme që sot në Kosovën Lindore të shkelet mbi gjakun dhe amanetin e luftëtarëve tanë të cilët e kapën pushkën për të drejta kombëtare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të cilat të drejtat janë ende shumë larg për të realizuar. Vrasjet e vazhdueshme, burgosjet, arrestimet, bastisjet, dënimet arbitrare, spastrimet etnike në Luginën e Preshevës nuk kanë të ndalur. Gjitha këto forma të diskriminimit dëshmon se përgjegjës është jo vetëm regjimi serbë.

SHPËRNDAJE