Deputeti Popullor Riza Halimi theksoi se kjo është me interes të veçant  hapja e vendkalimive të reja që është parapara me marrëveshjet  e më parshme nga Qeveria Federale në vitin 2005. 

Arditë BEHLULI

Preshevë, 24 mars / AIK-Presheva Jonë

Në kuadër të seancës së parë  të rregullt pranverore të Kuvendit Popullorë të Serbisë është shqyrtuar dhe verifikuar marrëveshja  për kalim ndërkufitar  në mes të Republikës së Serbisë dhe Maqedonisë për regjimin e komunikacionit në zonat ndërkufitare. Deputeti Popullor Riza Halimi theksoi se kjo është me interes të veçant  hapja e vendkalimive të reja që është parapara me marrëveshjet  e më parshme nga Qeveria Federale në vitin 2005.  Me këtë ligjë që është në procedurë e sipër  po parashihet  që në të dy anët e kufirit  30 kilometra nga  njëra anë dhe 30 kilometra nga ana tjetër  të kenë të drejtë qytetarët  që pa pasaporta me leje të veçanta që merren  nga organet përkatëse në nivel lokal të komunikojnë dhe të kenë mundësi  qarkullimi të lirë, shprehet kështu për Radiotelevizionin Presheva Deputeti Halimi. Deputeti Halimi potencon se gjatë periudhës vijuese besoj se do të ketë gadishmëri  që ministritë përkatëse dhe Qeveria të realizojnë definitivisht vednimin  e vitit 2005 dhe paralelisht me këtë marrëveshje të ketë një qarkullim të qytetarëve në këtë relacion.

SHPËRNDAJE