Liburn Aliu: "Vetendosje" përkah popullatën e Luginës, por strategjia e veprimit e liderëve duhet ndryshojë

EKSKLUZIVE: « Asesi nuk pajtohem me deklaratat e Rexhep Qosjes, sepse me Veriun e serbizuar viteve të fundit nuk mund të bëj askush pazar, meqë ai rajon është në territorin e Republikës së Kosovës, kufijtë e së cilës janë të njohur tashmë ndërkombëtarisht. Ne si “Vetvendosje” mbështesim Luginën e Preshevës, vullnetin e shprehur të popullit përmes Referendumit të vitit 1992 për Vetendosje, por strategjia e veprimit duhet të ndryshoje tek kokat dhe verpimet eliderëve..” ka deklaruar sot për agjencinë informative « Presheva Jonë »  z. Liburn Aliu, deputeti preshevar  në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga Lëvizja e  «Vetvendosje ».

 

Prishtinë, 3 mars

 

Liburn Aliu, aktvist i njohur i « Vetvendosje »- es dhe deputet nga kjo Lëvizje në Parlamentin e Republikës së Kosovës, me rasti e 20-vjetorit të shpalljes së Referendumit për Luginën e Preshevës, në një intervistë për agjencinë infortmative kombëtare « Presheva jonë » ka deklaruar sot se « situata në Luginën e Preshevës në vitin 1992 ishte e vështirë dhe e padurueshme për shkak politikës antishiptare dhe diskriminuese serbe, për cka edhe rezlutoi shpallja  e Referenduimit më 1-2 mars të atij viti. Por tash e dy deceni në Luginën e Preshevës nuk ka dryshur asgjë sa i përket statusit të shqiptarëve dhe se popullata e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë bërë pjesa më e magjinalizuar dhe kombit tonë  në rajon si dhe më të diskriminuarit të pazhvilluarit si politikisht ashtu edhe ekonomikisht në mbarë Evropën për shkak regjimit serb por deri dikund dhe për shkak politikës së dobët,  joefikase të liderëve nga ato treva… «

 

z.Aliu në vazdhim për situatën dramtike ai ngarkon me faj vetëm liderët e Luginës së Preshevës sespe degradimi i kësaj situate në rajon është rezltat i politkës së vazhdueshme serbe antishqiptare po  edhe  politika indiferente  e Tiranës dhe Prishinës zyrtare.

 

 

« Merre me mend serbët e Veriut të cilët dje ishin pakicë, e sot shumicë, paslufte nisën serbizimin e  kësaj pjese të Kosovës të cilët tahsmë së fundi shpallën edhe referendum dhe nuk është cudi që ata neser ta fitojnë statusin special,  nëse qeveria jonë vazhdon ta vezhgoje situatën nga larg, nga godina e qelqtë. Ndërsa, shiptarët e Luginës së Preshevës qe 20 vjet kanë shpallur referendumin e tyre dhe ai tashmë ka mbetur vëtm për marketing politik dhe për deklarat sa për sy e faqe dhe « muhabet » për mediat, ndërsa rtealiteti eshte ndryshe shquipatrët e luginës  vazhdojnë të jenë nën adnisnitartën serbe dhe të diskriminuar, gjendje kjo madje edhe  shume me alarmante se sa para vitit 1992… », thotë i brengosur për zhvillimet në rajon  deputeti ynë Liburn Ali. për agjencinë informative « Presheva jonë «

 

Prandaj, sipas z.Aliu « liderët e Luginës së Preshevës duhet të ndryshojnë sttategjinë e veprimit në rajon, sepse shqitarët e ketyre ttreva më shumë kan ë nevojë për liri dhe të drjat kombëtare se sa për deklarata e përvjtor. Bashkimi i Luginës nuk bëhet me deklarata, sikur që nuk bëhet as me coptimin e Kosovës..»

 

Pyetjes së a pajtohet me idetë rreth coptimimit të Kosovës apo shkëmbit të terrtiroeve me Serbinë, siq po spekulohet ditve te fundit nga persona të ndryshëm.  deputeti Aliu, duke refuzuar kategorikisht këto ide rreth Kosovës ka pohuar se « asesi nuk pajtohem me deklaratat e Qosjes , siq i dëgjuam e lexuam ditëve të fundi ne mediat tona pas deklarimve të tija në agjencinë “Presheva Jonë”, sepse me Veriun e serbizuar viteve të fundit nuk mund të bëj askush pazar,meqë ai rajon është në territorin e Republikës së Kosovës, kufijtë e së cilës janë të njohur tashmë ndërkombëtarisht…”

“Qeveria e Serbisë në mënyrë sistematike po u shkakton padrejtësi shqiptarëve në aspektin politik, socio-ekonomik e kulturor. Shqiptarët atje janë popullsi autoktone dhe përtej tyre në Serbi shtrihen trevat e ish Sanxhakut të Nishit (Toplicës) prej nga u dëbuan mbi 700 fshatra shqiptare përgjatë gjenocidit të kryer ndaj tyre në fund të shekullit XIX, Mospërfillja dhe neglizhenca nga qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë, për gjendjen e rëndë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanoc e Medvegjë, për VV-në është fyese dhe e papranueshme…” shton z.Aliu nga “Vetbvendosje”.

Ndërsa, sa i përket të ardhmes së Luginës së Preshevës deputeti librn Aliu në fund pohon se “Lugina, ka qenë dhe do të jetë, nëse sot jo, sigurisht nesër..pjesë e Kosovës proces ky jo vetem i bazuar nga aspekti historik por edhe nga aktualiteti, sepse aty jetojnë shumicë e shqiptarëve dhe ata janë një popull autokton në tokat e tyre dhe nuk duhet mohuar dëshirën as vullnetin pe tyre të shrpehur para 20 vitesh për vetvendose.  Këtë zë të arësyeshëm të kësaj popullate, politika e Luginës së Preshevës nuk ka të drejtë ta nëpërkombë, përmes deklaratave, por duhet realizuar..»


1 Komente

  1. dobrosini, March 3, 2012:

    valla liburn perkrahna se ata vllaznija jon qe po na thojn leje se na lan jasht loje si mbaroj lufta po edhe naj futen vizat he more shqiptar a na per here e kem perkrahur kasoven he maj kasov e dhat pavarsin more tradhtar

Komentoni