Projektligji “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror” pritet të jetë sot pika më e nxehtë e debatit në sencën parlamentare. Ndërkohë që që pjesë e kalendarit të punimeve të sotme të Kuvendit janë dhe dy projektligje të fushës sociale “Për statusin e të verbrit” dhe “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”.

Këto të fundit kundërshtohen nga shoqata e personave me aftësi të kufizuar, të cilët kanë paralajmëruar sot dhe një protestë para selisë së parlamentit të Shqipërisë.

Gjithashtu, pritet që PS me nismë të deputetit, Artan Gaci të kërkojë shfuqizimin e moratoriumit të skafeve. Gjatë ditës së dejshme deputeti socialist u drejtoi një letër deputetëve të PD në qarqet bregdetare dhe atyre në zonat me dalje në liqenin e Shkodrës, Fierzës dhe Pogradecit të votojnë nesër në Kuvend për shfuqizimin e moratoriumit të mjeteve lundruese.

Sipas deputetit socialist ky ligj ka bllokuar zhvillimin turistik dhe ka vendosur vendin në një pozicion të turpshëm krahasuar me fqinjët bregdetare që shohin turizmin si burim mirëqënie për qyetarët.

SHPËRNDAJE