Është kapluar nga zjarri ditë më parë respektivisht më datë 24 korrik të këtij viti deponia e qytetit të Preshevës, njofton TvP

Preshevë, 27 korrik

Sipas fjalëve të kryeshefit të drejtoratit për Infrastrukturë në Preshevë Burhan Emërllahu përfaqësues të shtabit të emergjencës Nexhmedin Ahmedi dhe Fejzulla Fejzulla kryeshef i Mbrojtjes civile në Preshevë kanë dalë menjëherë në deponi dhe kanë konstatuar se është ndezur deponia e qytetit që ka mundësi të ketë pasoja edhe më të mëdha nëse nuk sanohet.  Sipas zotit Emërllahu ndezja e deponisë ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së njerëzve madje ai porosit të gjithë qytetarët që të kenë kujdes në këto temperatura të larta të mos luajnë me zjarr. Zoti Emërllahu ka tërhequr vërejtjen edhe Ndermarjes Publike Moravica që ti mbeturinat ti hedhin në vendin e posaçëm. Përndryshe Shtabi emergjent për situata të jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës muaj më parë ka apeluar që qytetarët e komunës sonë të kenë kujdes dhe mos të ndezin zjarre nëpër therrnishta dhe mos keqpërdorim të ujit të pijshëm

SHPËRNDAJE