Policia italiane ka dënuar për shkak të vozitjes së shpejt sulmuesin problematik të Mançester Sitit, Mario Baloteli me 380 euro.

Baloteli të enjten mbrëma kishte tejkaluar shpejtësinë e limituar, duke vozitur në rrugët e Milanos dhe policia pos dënimit me të holla, i ka caktuar edhe masën e dënimit prej dhjetë poenësh.

Kjo nuk është hera e parë që Baloteli shkel rregullat në trafik. Në prill ai kishte paguar dënimin në vlerë 10.000 euro për shkak të parkimit të parregullt, kurse “merimanga” 27 herë ia ka marrë “Maseratin”.

SHPËRNDAJE