“Vatra” kërkon që 11 djemtë shqiptarë të dënuar sot nga Serbia me 116 vjet burg  të lirohen menjëherë, ngase janë të pafajshëm ashtu  siç kanë qenë gjithmonë, sepse UÇK-ja dhe UÇPMB-ja kanë luftuar për liri, kanë luftuar kundër një regjimi pushtues millosheviqian duke  bërë luftën më të drejtë e më të pastër në botë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

 

Bujanoc, 19 shtator     

Sot, më 19 shator 2012 siç lajmërojnë  mediat e shkruara e elektronike, Departamenti për krime lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd, shqiptoi dënimin gjyqësor me 116 vite burg për 11 pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar nga “drejtësia serbe” për krime lufte ndaj civilëve në Gjilan, më 1999 ndërsa 6 të tjerë u liruan.
            Ky grup i cilësuar si “Grupi i Gjilanit”,  është akuzuar se ka bërë vrasje, përdhunim dhe tortura ndaj civilëve serbë në vitin 1999 në Gjilan. Nëntë prej tyre janë arrestuar në dhjetor të vitit 2008, një në mars të këtij viti në Zvicër, ndërsa procedura gjyqësore ndaj tyre ka filluar në shtator  2009.
Këto akuza ishin montime të pushtetit serb, dhe këtë e bënin se, në atë kohë u duhej pushteti  pushtetarëve nacionalist serbë, për justifikime politike të jashtme e të brendshme, ndërsa tani dënimi me 116 vjet sigurisht u duhet për të shantazhuar ndërkombëtarët e Kosovën në bisedimet e ardhshme të mundshme Kosovë- Serbi.
Zvarritja dhe rrëzimi i shkallës së parë tregon se ata nuk kishin argumente, se ata djem janë të pafajshëm, por  me këtë pushteti serb pretendon se ata kanë bërë krime, por kjo është bërë vetëm pse ata janë shqiptarë, ndërsa në të njëjtën kohë dëshirojnë të mbajnë të tensionuar situatën në Kosovën Lindore,  duke krijuar psikozën e largimit të qytetarëve shqiptarë nga trojet etnike të tyre  dhe duke provokuar edhe ndonjë incident që ajo (Serbia), nesër të ketë edhe një alibi  për ndonjë sulm tjetër apo burgosje tjera të shqiptarëve, duke paraqitur kështu para botës (ashtu siç dinë ajo) se ja, shqiptarët janë ata që po bëjnë vrasje, ata nuk e donë demokracinë, ata nuk e donë stabilitetin etj.
            Prandaj “Vatra” kërkon që këta djem të lirohen menjëherë, ngase janë të pafajshëm ashtu  siç kanë qenë gjithmonë, sepse UÇK-ja dhe UÇPMB-ja kanë luftuar për liri, kanë luftuar kundër një regjimi pushtues millosheviqian duke  bërë luftën më të drejtë e më të pastër në botë.
Edhe Bashkësia Ndërkombëtare, duhet të kërkojë më ngulm nga Serbia e Daçiçit dhe Nikoliçit që të lirohen shqiptarët e pafajshëm duke bërë presion e duke i treguar se kjo qeveri e re nuk duhet të vazhdojë rrugën e Millosheviqit, sepse i bënë dëm vetë Serbisë, popullit serb, më shumë se gjithë rajonit e shqiptarëve ashtu siç mendojnë Daçiçi e Nikoliqi.
SHPËRNDAJE