Cesc Fabregas do ti mungojë për tri javë formacionit të Barcelonës. Shkak është bërë lëndimi në këmbën e djathtë gjatë stërvitjeve.
Fabregas tashmë ndodhet në stol i dëmtuar së bashku me kolegët e tij Aleksis Sançez dhe Ibrahim Afelaj.
Lajm i mirë për Pep Guardiolën është se Andreas Iniesta ka nisur stërvitjen, pas lëndimit të mëhershëm.
Cesc Fabregas të premten është ftuar në kombëtaren e Spanjës për ndeshjet kualifikuese kundër Çekisë dhe Skocisë.
Ish-kapiteni i Arsenalit  ka luajtur në formë të mire pas kthimit në Barcelonë.

SHPËRNDAJE