Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim publikoi rezultatet paraprake ku sipas vëzhguesve të saj, janë numëruar më shumë se 51 përqind e fletëve të votimit.

 

Prishtine, 13 dhjetor (AIK Presheva Jonë / TCH)

Përfaqësues të Demokracisë në Veprim në deklaratën për mediat thanë se në Drenas dhe Skënderaj ka prova të qendrueshme për manipulim dhe se të dhënat e këtyre dy zonave janë lënë jashtë përllogaritjeve të tyre pikërisht për këtë fakt.

Më pas deklarata vijoi më shpalljen e rezultateve paraprake sipas vëzhguesve të Demokracisë në Veprim ku PDK vazhdon të udhëheqë me 30.69 përqind, LDK 26.2 përqind, Vetëvendosje 12.78 përqind, AAK 10.89 përqind, AKR 7.85 përqind, LDD 2.78 përqind FER 2.35 përqind dhe partitë e tjerat rreth 6 përqind.

Demokracia në Veprim tha se manipulimi është mbështetur në votimin e të njëjtit person mbi 2 herë. Ky manipulim thanë ata ka dëmtuar procesin zgjedhor dhe mbetet për t’u parë në orët në vazhdim nëse procesi zgjedhor duhet të përsëritet në këto dy zona apo jo.

SHPËRNDAJE